Të shtunën në Tetovë përballemi me Vardarin

No image

Shkëndija ndeshjen e xhiros së 21 në LPFM e luan të shtunën kur në Tetovë ndeshemi me Vardarin e Shkupit. 

Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë në koordinim me bartësit e të drejtave televizive kanë zgjedhur ndeshjet e xhiros së 21-të që do të transmetohen direkt në RTMV dhe Arena Sport. 

Shkëndija do të takohet me Vardarin e Shkupit dhe kjo përballje është zgjedhur për tu transmetuar në televizion. Duke qenë se dy xhirot e para të gjysmësezonit pranveror kemi luajtur të dielën, Komisioni për Gara ka vendosur që dueli Shkëndija të luhet të shtunën në Tetovë me fillim në orën 14:00. 

Share Now

Related Post