
Shkëndija zhvillon përgatitje shumë pozitive në Antalia të Turqisë, ndërsa mes tjerash kënaqësi shprehin edhe futbollistët e rinjë që shijojnë qëndrimin me ekipin e parë. Asani, Shefiti, Zejnullai, Fazllagiq dhe Kurti vërtetojnë se janë shpresë e madhe për të ardhmen.
‘Kuqezinjtë’ sot kanë patur ditë më relaksuese, pas barazimit 0:0 me RNK Split të enjten. Stafi teknik ka dashur të rekuperojë ekipin, që pas dite kanë patur vetëm masazhë dhe pushim të detyrueshëm, si masë relaksuese pas disa ditëve punë intenzive. Përdundimisht përgatitjet janë duke shkuar sipas plan-programit të stafit teknik dhe këtë e vërtetojnë edhe ndeshjet kontrolluese me rival të fuqishëm nga kampionate shumë më cilësore se i Maqedonisë. Përveç barazimit të mbrëmshëm me RNK Split, Shkëndija paraprakisht rradhiti katër fitore në testet e këtij cikli përgatitor. Në Ohër u mundën Pogradeci (4:0) dhe Mlladost C.D. (4:1), ndërsa në Antalia ‘kuqezinjtë’ mposhtën Ordabassy-n (4:1) e Kazakistanit dhe BATE Borisovin (2:1) e Bjellorusisë. Mes shumë përshtypjeve pozitive, kësaj rradhe do të kishim veçuar të rinjtë Shpend Asani, Shefit Shefiti, Arbin Zejnullai, Enis Fazllagiq dhe Burim Kurti. Në moshë shumë të re, të katërtit tregojnë potencial të madh dhe premtues për të ardhmne. Këtu nuk llogarisimin Ennur Totren, gjithashtu në moshë shumë të re (20 vjet), por që tani më një kohë është pjesë e ekipit të parë dhe shihet si konkurent i barabartë për ekipin bazë.
Për ne është shumë pozitive që kemi mundur të kemi minutat tona me ekipin bazë dhe çdo sekondë jemi munduar ta shfrytëzojmë maksimalisht për të bindur stafin teknik. Personalisht jam i kënaqur, por e dij se mundem edhe më shumë
Unë shijoj për herë të parë përgatitjet me ekipin A të Shkëndijës dhe kjo ndjenjë më bën shumë krenar. Kam patur fatin që të inkuadrohem në lojë në të gjitha ndeshjet kontrolluese dhe shijoj maksimalisht këtë përjetim. Kjo më jep motiv të vazhdoj me punë, për të arritur një ditë të jem lojtar standard
Në të njëjtin rritëm janë edhe mesfushorët Arbin Zejnullai dhe Enis Fazllagiq, që përmes seancave stërvitore shfaqin potencialin e tyre. Të dy luajtën në fund të takimit me Ordabass-un (4:1), ndërsa Zejnualli u paraqit edhe në pjesën e dytë të miqësores me Pogradecin në Ohër.
Ëndëra ime gjithmonë ka qenë që një ditë të jem pjesë e ekipit të parë dhe kjo që përjetojmë në këto përgatitje më jep motiv të madh për të vazhduar me elan edhe më të madh. Do të punoj shumë që sa më shpejtë të arrij të jem një lojtar i rëndësishëm i ekipit
“Tani më një kohë jam në Shkëndijë dhe jam i kënaqur si shkojnë gjërat. Ja kësaj rradhe më morën me ekipin e parë në përgatitje në Antalia dhe shpresoj që të bind trajnerët që të llogarisin në mua edhe në të ardhmen. Jam i bindur se ky klub është i duhuri për mua në drejtim të prosporitetit në karrierë”
“Shkëndija rritet në një ekip të madh që u ngjan ekipeve evropiane dhe ne të rinjtë kemi privilegj për të qenë në mesin e shumë emrave të njohur. Besojmë të vazhdojmë me këtë rritëm, për të ndjekur hapat e lojtarëve më të mirë që janë baza e Shkëndijës”
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply