Shkëndijë efikase, “Buba” e “Ibra” 7-të gola në dy ndeshje

No image

Kapiteni ‘kuqezi’ dhe sulmuesi kërçovarë formojnë një dyshe të frikshme në sulm, ndërsa në dy ndeshjet e fundit në afat kohor prej katër ditëve shënuan bashkë 7-të prej gjithsej 9-të golat e realizuar të Shkëndijës. Pas 15-të xhirove, Shkëndija ka sulmin më të mirë në ligë me 29-të gola të realizuar.

1

Shkëndija vazhdon me ecurinë pozitive, duke marrë tre fitore dhe 9-të pikë maksimale në tre ndeshjet e fundit. Pas disa rezultateve zhgënjyese ekipi rikthehet në rrugën e duhur, ndërsa përveç serisë së sukseseve gëzon fakti se kthehet efikasiteti i pritur. Shkëndija pas 15-të xhirove është ekipi më efikas në Ligën e Parë, me 29 gola të realizuar. Ajo që imponon është dyshja sulmuese Ibraimi-Hasani që kanë realizuar gjithsej 17-të gola, ndërsa bashkë me Zhuniorin që ka gjetur 4 herë rrjetën treshja e sulmit rezulton të ketë shënuar 21 prej gjithsej 29-të golave në pjesën e deritanishme të sezonit.
Më fikas deri tani me 10-të gola është Besart Ibraimi, 7-të herë ka shënuar kapiteni Hasani, pason Zhunior me 4 gola, ndërsa nga dy herë kanë realizuar Alimi e Juffo. Shkëndija në dy ndeshjet e fundit megjithse u përball me kundërshtar kushtimisht thënë më të lehtë në letër, gjithsesi tregon efikasitet shumë të mirë, duke realizuar për katër ditë gjithsej 9-të gola. Fillimisht u mund të mërkurën Bregallnica 5:2, ndërsa të dielën pasoi fitorja 0:4 me Makedonija Gjorçe Petrovin. Në këto dy ndeshje ku ekipi shënoi 9-të gola, 7-të prej tyre ishin vepër e Ibraimit dhe Hasanit.