Shkëndija U19 në gjysmëfinale të Kupës, eliminon Vardarin

No image

Shpresat e Shkëndijës nxjerin jashta garave të Kupës së Maqedonisë moshatarët e tyre të Vardarit. Barazimi 1:1 sot në Tetovë ishte i mjaftueshëm për avansim në gjysmëfinale, pasi ndeshja e parë në Shkup kishte përfunduar 3:3.

 

Shkëndija U19 kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në kategori të juniorëve, pasi eliminoi në çerekfinale Vardarin. Shpresave kuqezi u mjaftoi barazimi 1:1 për të nxjerë jashta garave rivalin, pasi takimi i parë në Shkup ishte mbyllur me shifrat 3:3 dhe Shkëndija kalon më tej falë më shumë golave të shënuar në terren mysafir. Djemtë e trajnerit Bekim Osmani të vetëdijshëm për vlerën e ndeshjes dhe faktit që kishin rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë menaxhuan si duhet përballjen dhe kishin kontroll të lojës. Edhe pse kishin në favor edhe rezultatin e fillimit 0:0, megjithatë shpresat kuqezi nuk donin të rrezikojnë dhe në minutën e 22-të me anë të Arbin Zejnullait gjetën golin e epërsisë për 1:0. Në pjesën e dytë Vardari u mundua të rikthehet, mirëpo e tëra që arritën të bëjnë ishte goli i barazimit nga Jakup Berisha në minutën e 58-të. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe kualifikimit në gjysmëfinale i’u gëzuan shpresat e Shkëndijës. Kujtojmë se përveç gjeneratës U19, në gjysmëfinale të Kupës në kategoritë e tyre janë kualifikuar edhe gjeneratat U17 dhe U16, ndërsa të enjten Shkëndija U18 luan takimin e kthimit në Shkup me Vardarin, me kuqezinjtë që kanë epërsi 2:1 nga ndeshja e parë.

 

SHKËNDIJA U19-VARDARI U19 1:1 (1:0) (agg.4:4)
Golashënues: 1:0 Zejnualli 22’, 1:1 Berisha 58’
SHKËNDIJA U19: Iljazi, Aliti, Mislimi, Fazllagiq, Beqiri, Osmani, Luma, Rexhepi, Rasimi, Zejnullai, Loki.
Luajtën edhe: Gafur dhe Imer.

Trajner: Bekim Osmani