Shkëndija U 16 në finale të Kupës

No image

Gjenerata U 16 e Shkëndijës që drejtohet nga trajneri Taxhedin Kasami ka siguruar pjesëmarrje në finalen e Kupës së Maqedonisë. “Kuqezinjtë” në gjysmëfinale eliminuan Nju Stars-in nga Shkupi me rezultat të përgjithshëm 4:3.

 

Shkëndija do të luajë në finale të Kupës së Maqedonisë jo vetëm në kategorinë e seniroëve, pasi trofeun e Kupës do ta kërkojë edhe gjenerata U 16. Skuadra e Taxhedin Kasamit arrin të kualifikohet në finalen e Kupës në këtë gjeneratë futbollistësh pasi në gjysmëfinale eliminoi Nju Starsin e Shkupit. Takimi i zhvilluar në Tetovë u mbyll me barazim 1:1, mirëpo Shkëndija avanson më tej falë fitores 2:3 në takimin e parë si mysafire javën e shkuar. Me epërsi nga ndeshja e parë “kuqezinjtë” menaxhuan me sukses rrjedhën e takimit edhe pse miqtë në minutën e 22-të me anë të Kire Trpçvskit avansuan 0:1.

Shkëndija nuk i la asgjë rastit dhe duke dashur mos rrezikojë kualifikimin në finale në pjesën e dytë riti intenzitetin e lojës, ndërsa efekti erdhi në minutën e 53-të kur Festim Ebibi shënoi për barazim 1:1.

Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që Shkëndija kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 4:3. Trofeu i Kupës do të diskutohet përballë Metalurgut të Shkupit.