
‘Kuqezinjtë’ takimin me Sileksin do ta luajnë të dielën në stadiumin e qytetit në Gostivar, pasi të njëjtën ditë në Tetovë luhet ndeshja Renova-Horizont Turnova.
Xhiroja e katërt e play-offit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë për Shkëndijën sjell ndeshje si vendase kundër Sileksit, mirëpo ‘kuqezinjtë’ do të luajnë në Gostivar për shkak të përputhjes së terminit me ndeshjen Renova-Horizont Turnova. Drejtuesit e klubit në konsultim me stafin teknik kanë vendosur që takimin e të dielës ta zhvillojmë në stadiumin e qytetit në Gostivar, duke treguar mirëkuptim për Renovën që ka përballje të rëndësishme në luftën për të shmangur balotazhin për ekzistencë.
Takimi Shkëndija-Sileksi do të luhet të dielën me fillim në orën 16:00.
Leave us a reply