Shkëndija-Shkupi luhet më 26 tetor

No image

Ndeshja e shtyrë e xhiros së tretë të LPFM-së për shkak të angazhimeve të ‘kuqezinjëve’ në Liga Europa është caktuar të luhet më 26 tetor. Më 19 tetor luhet takimi i kthimit i 1/8 së finales së Kupës me Rabotniçkin.

Shkëndija do të përballet me FC Shkupin më 26-të tetor (e mërkurë), në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Edhe pse në elitën e futbollit kanë kaluar 9-të xhiro, ‘kuqezinjtë’ kanë një ndeshje më pak, pasi dueli i xhiros së tretë me Shkupin u shty për shkak të angazhimeve që skuadra kishte në eliminatoret e Liga Evropës ku arriti deri në fazën e play-offit.
Ndërkohë spostim edhe për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Për shkak të angazhimit të përfaqësueseve A dhe U 21 të Maqedonisë, ndeshja Shkëndija-Rabotniçki në vend të 12-të tetorit si ishte paraparë prej më parë, tani është caktuar të luhet më 19-të tetor në Tetovë. ‘Kuqezinjtë’ kanë epërsi 2:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup.