Kontrolluese me Vëllazërimin në Reçicë

No image

Shkëndija të dielën në orën 14:30 përballet me Vëllazërimin e Kërçovës në një ndeshje kontrolluese ku dy ekipet do të kërkojnë të mbajnë formën për shkak të pauzës në kampionat shkaku i ndeshjeve eliminatore të ekipeve përfaqësuese për Botërorin ‘Rusi 2018’.

Futbollistët ‘kuqezi’ pas 4 ditëve të lira nga e enjtja kanë nisur me stërvitjet e zakonshme, në mungesë të futbollistëve të cilët janë të grumbulluar me ekipet përfaqësuese A dhe U 21 të Maqedonisë, që kanë ndeshje kualifikuese për Botërorin ‘Rusi 2018’, gjegjësisht Europianin për U 21 që vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni.
Pikërisht pauza dy javore ka shtyrë stafin teknik që në moment të fundit të caktojë ndeshje kontrolluese, kështu që Shkëndija te dielën në Reçicë do të përballet me anëtarin e Ligës së Dytë, Vëllazërimin e Kërçovës.
Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 14:30.