Shkëndija nisi përgatitjet dimërore

’Kuqezinjtë’ sot kanë shënuar startin e përgatitjeve dimërore. Stafi teknik dhe Menaxherin për Sport, Ibrahim Ramadani njoftuan futbollistët për planin e përgatitjeve dhe pritjet për sezonin pranveror, ndërsa në orën 13:00 ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore.

Saktë një muaj ka zgjatur pushimi dimëror i futbollistëve të Shkëndijës, të cilët sot kanë nisur me përgatitjet për sezonin e ri. Stfi teknik në grumbullimin e parë njoftuan futbollistët për planin e përgatitjeve dhe pritjet për sezonin pranveror. Menjëherë më pas futbollistët bënë testet FMS (Functional Movement Screen), ndërsa në orën 13:00 ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore nën urdhërat e trajnerit Bruno Akrapoviç. Të gjithë futbollistët u paraqitën në stërvitjen e parë për vitin 2016, ndërsa të hënën dhe të martën futbollistët të ndarë në dy grupe do të zhvillojnë testime në Prishtinë.
71
Normal ditët e para do të kalojnë me teste të ndryshme, mjekësore dhe fizike. Ambiciet tona dihen dhe në në asnjë moment nuk jemi jashta asaj që ne duhet të luftojmë në dy fronte, titullin e kampionit dhe Kupën. Unë mendoj se kemi kualitet, kemi fond lojtarësh, normal afati kalimtar tani hapet dhe mund të ketë ndonjë blerje. Shpresoj që me përgatitje të mira do të arrijmë qëllimin për të fituar Kupën dhe kampionatin, deklaroi Artim Pollozhani.

Të enjten ekipi transferohet në Ohër ku prej 14 deri më 20 janar do të zhvillohet faza e parë e përgatitjeve. Pas rikthimit në Tetovë më 24 janar skuadra udhëton për në Antalia të Turqisë ku do të qëndrojë deri më 10 shkurt dhe përveç seancave stërvitore do të zhvillohen edhe katër ndeshje kontrolluese.

3

11

5

6

Për herë të parë në Maqedoni realizohen testet FMS
Në ditën e parë të përgatitjeve te Shkëndija kishte risi në aspekt të testeve për futbollistët. Për herë të parë në Maqedoni, futbollistët e Shkëndijës bënë testet FMS (Functional Movement Screen). Bëhet fjalë për teste të cilat për herë të parë janë bërë në SHBA dhe janë dizajnuar nga Gray Cook.
91
 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.