Rinovojnë Cuculi e Junior bashkë me tre të rinjë

No image

Shkëndija vazhdon bashkëpunimin me Ardian Cuculin, Stenio Junior dhe të rinjtë Besir Nuhiu, Bashkim Lama dhe Ersin Fetai. Dy të parët llogariten pjesë e rëndësishme e ekipit, ndërsa të rinjtë me cilësinë e tyre pritet të rriten në lojtarë cilësorë dhe për të fituar përvojën e duhur do të huazohen në ekipe ku do të luajnë rregullisht. 

Deri sa skuadra vazhdon përgatitjet në Slloveni, kryesia e klubit maksimalisht punon në aspekt të kompletimit të skuadrës për të ardhmen. Kështu është gjetur akordi për vazhdimin e bashkëpunimit me pesë futbollistë.


Ardian Cuculi ka rinovuar për një vit, Stenio Junior firmos kontratë të re tre vjeçare, ndërsa zgjatje për dy vite tjera kanë nënshkruar të rinjtë Bashkim Lama dhe Ersin Fetai. Portieri Besir Nuhiu gjithashtu ka firmosur kontratë të re një vjeçare. Me Cuculin dhe Juniorin ekipi ka ruajtur dy pika të rëndësishme, ndërsa zgjatja e bashkëpunimit me të rinjtë tregon besimin e kryesisë të ta për të ardhmen.


Në këtë drejtim, për të fituar përvojën e duhur, planifikohet që të tre të rinjtë për sezonin e ardhshëm të huazohen në skuadra ku do të kenë mundësinë për të luajtur rregullisht në drejtim të zhvillimit të tyre për të ardhmen.