Prononcimi | Bregallnica – Shkëndija

No image

Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e rradhës përballë Bregallnicës ditën e shtunë në xhiron e 28-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Pasi fundjavën e shkuar fituam bindshëm 4:1 Tikveshin, tash shkojmë drejt Shtipit me ambicie për vazhdim të serisë prej 5 fitoreve me rradhë. 

Ndeshja Bregallnica-Shkëndija luhet të shtunën në Shtip me fillim në orën 16:00. 

….transferta në Shtip….

Ennur Totre: “Realisht është një transfertë e vështirë. Ne e dimë se Bregallnica është e papërshtatshme, mirëpo do të udhëtojmë me bindje për të dhënë maksimumin dhe të marrim pikët e plota.

….ngushtohet diferenca me kreun….

Ennur Totre“Ne i marrim ndeshjet një nga një. Po diferenca zvogëlohet, po fituam do jetë tre pikë. Prandaj në Shtip shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë tre pikët e plota. Realisht objektivi jonë është titulli kampion, por e dimë se kemi punë për të bërë. Shkojmë të japim gjithçka nga vetja dhe do shofim nëse kjo do të mjaftojë për triumf.”

….hyjmë në formë në momentin e duhur?….

Ennur Totre“Realisht ekipi ka shumë kualitet dhe këtë e kemi treguar në ndeshjet e fundit kur kemi krijuar seri prej 5 fitoreve radhazi dhe besoj të vazhdojmë kështu deri në fund të kampionatit, të marrim gjitha pikët dhe të arrijmë objektivin.”

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME