Press: Pa eufori të besojmë se mund të kapim grupet e Liga Evropës

No image

Shkëndija këtë vit shkruan historinë në skenën evropiane dhe pas sukseseve të njëpasnjëshme ekipi ka arritur një hap pranë hyrjes në fazën e grupeve të Liga Evropës dhe pengesa e fundit quhet Gent, që fitoi 2:1 ndeshjen e parë në Belgjikë. Akrapoviq dhe Hasani paralajmërojnë se do të jetë e vështirë, mirëpo të gjithë duhet të besojnë dhe punojnë se ëndra për të hyrë në grupe mund të bëhet realitet.

buba-akrap

Një ditë para ndeshjes më të rëndësishme në historinë e klubit, si zakonisht para mediave kanë folur shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviq dhe kapiteni i skuadrës, Ferhan Hasani. Opinioni i të gjithëve në Shkëndijë është se ekipi duhet të luajë pa eufori dhe ngarkesë psikike, pasi me ecurinë e deritashme skuadra veçmë ka shkruar historinë. Kualifikimi në fazën e grupeve do të ishte kulmi i kësaj ecurie fenomenale, mirëpo për të ndodhur kjo skuadra para vetes ka edhe së paku 90-të minuta të vështirë përballë ekipit kualitativ të Gentit. Shkëndija u mund pa fat 2:1 në ndeshjen e parë në Gent me një gol të pranuar në sekondat e fundit të ndeshjes, ndërsa tani shpresohet që edhe fati sportiv të ndjek ‘kuqezinjtë’ për të arritur të realizojnë suksesin më të madh në historinë e futbollit të Maqedonisë, kualifikimin në grupet e Liga Evropës.

akrap-press1

“Përshëndetje për gjithë dashamirët e futbollit në gjithë Maqedoninë dhe më gjërë, pasi sa dëgjoj ka shumë interes për këtë ndeshje dhe vetë ky fakt tregon se sa e rëndësishme është kjo ndeshje për ne, për ekipin dhe për botën e futbollit që e duan këtë sport. Kemi krijuar atë situatë që rezultati të jetë i ngushtë, të kemi shanse për të kaluar në grupe dhe do të japim gjithçka nga vetja që atë mundësi ta shfrytëzojmë. Ekipi do të luajë si zjar, kjo është e sigurtë, ndërsa detyra ime është që të kujdesem mos digjet“, deklaroi trajneri Bruno Akrapoviq.

buba-press1

“Jemi të vetëdijshëm për vlerën e ndeshjes që do të luajmë nesër, e dijmë se do të ballafaqohemi me një kundërshtarë të fortë, por ne e pamë edhe në ndeshjen e parë se ne kemi ekip i cili mund tu bëjë ballë kundërshtar të fortë si që është Genti. Për ne ky është moment historik, besoj se të gjithë do të japim më të mirën nga vetja, do të japim maksimumin që të arrijmë të kualifikohemi në grupet e Europa Ligës. Besoj do të jetë ndeshje e vështirë, por si që thash më herët ne kemi treguar deri tash se jemi ekip i mirë. Ashtu si do të jetë e vështirë kjo ndeshje, ne kemi kaluar tre raunde paraprakisht të vështira ku aspak nuk ishte e lehtë. Si kemi arrdhur deri këtu, besoj se do të vazhdojmë edhe më tutje“, u shpreh kapiteni Ferhan Hasani, i cili i pyetur nëse premio prej 500 mijë eurove do jetëstimul apo barë u përgjigj. “Bonuset gjithmonë janë të mirëseardhura pasi jemi profesionistë, por më besoni jam i sinqertë dhe në këtë moment për ne nuk ka motiv më të madh se sa hyrja në grupet e Liga Evropës”.

Ekipi sonte nga ora 19:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore, ku të enjten zhvillon takimin më të rëndësishëm në histori, kur nga ora 20:00 luan ndeshjen e kthimit me Gentin.

 

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.