Osmani: Lojtarët e rinjë dhanë sinjale pozitive

No image

Kuqezinjtë numërojnë mbrapsht deri në përfundim të kampionatit pasi fundjavën e kaluar mbyllën matematikisht garën për titullin e kampionit. Takimi i xhiros së 33-të në Tetovë solli barazim 0:0 me Sileksin e Kratovës. Trajneri Osmani ashtu si që kishte paralajmëruar më herët, deri në fund të kampionatit do tu japë mundësi për të luajtur të gjithë futbollistëve, ndërsa mes tjerash kundër Sileksit kishim dy debutes, Besart Rexhepi dhe Florent Ramadani.

 

Ne në këtë ndeshje luajtëm me formacion të kombinuar duke u dhënë rastin të luajnë lojtarëve që kanë pasur më pak minuta. Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën dhe lojtarët që debutuan dhe kjo ndeshje dha sinjale pozitive”, shprehet trajneri Qatip Osmani.
Përkundër faktit se pjesa dërmuese e titullarëve nuk ishin as në pankinë, trajneri kuqezi kishte kërkuar triumf derisa mes tjerash potencon paraqitjen e portierit Bekim Rexhepi.

Sigurisht se donim të fitonim ndeshjen përkundër faktit se ishim me formacion të kombinuar. Ne kemi siguruar titullin dhe kjo situatë na mundëson tu japim shans gjithë lojtarëve. Jam i kënaqur me lojën, sidomos në pjesën e dytë dhe disa futbollistë na dhanë sinjale se meritojnë të luajnë në Shkëndijë dhe neve na mbetet të ndjekim reagimin e tyre në ndeshjet e rradhës. Potencoj se portieri Bekim Rexhepi definitivisht na ka bindur se te ai mund të llogaritet si portier i të ardhmes”, përfundoi Osmani.