-
A 1:2
- Attendance1500
- |, ||, 2015/2016, Kupa e Maqedonisë
- 2015-12-02 13:0015:00
- Shkup
Kualifikim me klas në gjysmëfinale të Kupës, me dy fitore dhe rezultat bindës 5:1 kundër rivalit më të madh Vardarit. Shkëndija ka eliminuar nga njëri front për trofe rivalin nga Shkupi, kur pas fitores bindëse 3:0 të javës së shkuar në Çair, sot në Gjorçe Petrov mundën 2:1 Vardarin dhe konfirmuan kualifikimin në gjysmëfinale. Me epërsi bindëse nga ndeshja e parë të përzgjedhurit e trajnerit Duro hynë të koncentruar në mbrojtje dhe në kundërsulm kërkonin rastin për të ndëshkuar. Vardari tentoi në fillim me lojë agresive, mirëpo hasi në kundërshtar të koncentruar që uli topin në tokë dhe me posedim të tij shkaktonin nervoze mbi vendasit, kurse me presion të vazhdueshëm në vijën e fundit të Vardarit kërkohej gabim i tyre para portës. Pikërisht në një situatë të tillë në minutuën e 43-të kur gabon Mijushkoviq, ndërsa Zhunior kishte ndjekur mirë situatën dhe me goditje precize shënon për epërsi 0:1. Këtu u mbyllën gjithë dilemat rreth çështjes së gjysmëfinalistit, pasi Vardarit i duheshin 5 gola. Në pjesën e dytë Vardari arriti të barazojë në 1:1 kur pas një pakujdesie në mbrojtjen e Shkëndijës në minutën e 60-të, Mijushkoviq me kokë mposht Jovanovskin. Vendasit vazhduan të kërkojnë golin e dytë, ndërsa Shkëndija edhe pse mbrohej me sukses, nuk pranonte të mbyllë ndeshjen me barazim me dëshirën për të dëshmuar se është më e mirë se Vardari, që kërkoi të hudhë ‘hije’ mbi debaklin e javës së shkuar. Kështu në minutën e 82-të Radeski lëviz bukur në të djathtë dhe harkon para portës, ku me dinakëri nga afërsia godet me kokë Kirovski, duke i dhënë Shkëndijës fitoren 2:1 dhe eliminim të Vardarit pranë shifrave 5:1. ‘Kuqezinjtë’ realizojnë me sukses ‘operacionin’ Kupë dhe vazhdojnë garat në gjysmëfinale, pikërisht duke eliminuar konkurentin direkt për dy trofetë në kampionatin vendor.
VARDARI-SHKËNDIJA 1:2 (0:1)
Stadiumi në Gjorçe Petrov të Shkupit
Shikues: 1 500
Arbitër: Dimitar Meçkarovski
Arbitra anësorë: Dejan Nedelkovski dhe Goce Petreski
Delegat: Jovanço Pileshkov
Golashënues: Mijushkoviq 60’ (Vardari), ndërsa Zhunior 43’ dhe Kirovski 82’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Nikollov, Mijushkoviq (Vardari), ndërsa Cuculi dhe Pollozhani (Shkëndija)
Karton i kuq: /
VARDARI: Paçovski, Mijushkoviq, Grnçarov, Lamçevski, Bllazhevski, Gligorov (Dashjan 46’), Stojkov (Petkovski 66’), Nikollov, Ivanovski, Felipe, Brdarovski (Hambarxhumjan 46’).
Trajner: Goce Sedlovski
SHKËNDIJA: Jovanovski, Abdulla, Bejtullai, Alimi, Cuculi (Asani 46’), Pollozhani, Todorovski, Zhunior (Radeski 61’), Totre, Karlinjo, Ibraimi (Kirovski 76’).
Trajner: Shpëtim Duro
Leave us a reply