Shkëndija nuk ka shfrytëzuar një tjetër hap fals të rivalëve për kreun e tabelës, pasi del pa pikë nga transferta me Struga Trim&Lum. Edhe pse u duk se do të jetë kjo një fitore e rradhës, pasi Junior na dha epërsi 1:0 pas 45 minutave të para, në vazhdim ndodhi rënie që shfrytëzohet nga vendasit që bëjnë përmbysje dhe marrin fitoren 2:1.
Pas fillimit të qetë vendasit sollën kanosjen e parë në minutën e 18-të me Tafen goditja e të cilit shkoi skaj portës. Përgjigjemi me A. Ibraimin që nuk gjen kuadrantin, ndërsa në vazhdim portieri Gjuriq kontrolloi tentimet e B. Ibraimit dhe Alimit. Presioni i kuqezinjëve solli rezultat në minutën e 37-të kur Neziri harkon para portës ku më së larti kërcen Junior dhe me kokë sjell epërsi 1:0. Deri në fund të pjesës së parë vendasit kërkuan barazimin me Caken dhe Tairin, por pret në të dyja rastet Zahov.
STRUGA T&L – SHKËNDIJA 2:1 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Strugë
Shikues: 1 500
Arbitër: Marjan Stojanovski
Golashënues: Koçkski 54′ dhe Lena 66′ (Struga T&L), ndërsa Junior 37′ (Shkëndija)
STRUGA T&L: Gjuriq, Cake, Tafe, Ramadani (Cvetanovski 64′), Tairi (c), Kirovski (Dragarski 76′), Lena (Dalçeski 90′), Koçoski, Osmani, Kasami, Aliti.
Trajner: Jeton Beqiri
SHKËNDIJA: Zahov, Mici, Bejtullai, Alimi, B. Ibraimi (c), Totre, A. Ibraimi, Junior (Radeski 71′), Neziri, Imeri (Fazli 60′), Çeshmexhiev.
Trajner: Ernest Gjoka
