Shkëndija sot e luajti ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të javës së parë të stërvitjeve në Slloveni. Kundërshtar i kuqezinjve në këtë ndeshje miqësore ishte ekipi hungarez i Ferencvaroshit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1, ndërsa trajneri Artim Shaqiri inkuadroi në lojë të gjithë lojtarët të cilët i kishte në dispozicion. Në pjesën e parë kuqezinjtë e dominuan totalisht kundërshtarin, patën disa raste shënimi por nuk arritën të realizojnë. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat shënuan nga një gol brenda vetëm dy minutash. Fillimisht hungarezët kaluan në epërsi në minutën e 59-të nëpërmjet Knoester, ndërsa pas dy minutash Hasani barazoi me një gol të bukur, me çrast u vendos edhe rezultati përfundimtar 1:1.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 4-2-3-1, me Elezin, Shalën e Dorievin në pozitën e mesfushorëve ofensivë, dhe me Gurin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Murati-Bejtullai (c)-Cake-Manevski, F. Ramadani-Dita,Elezi-Shala-Doriev, Guri.
Përmbledhje:
Sinjali i parë për kuqezinjtë erdhi që në minutën e dytë kur Doriev shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes hungareze, goditi në drejtim të portës por goditja e tij ishte qendrore dhe përfundoi në duart e portierit Varga (2’).
Pasime të dyfishta të Shalës dhe Muratit nga krahu i djathtë, kroson tokazi Murati por topi përfundon në duart e portierit (5’).
Manevski provon nga distanca por goditja e tij shkon mbi portë (7).
Doriev kroson nga goditja e lirë, fillimisht provon Guri e më pas edhe Cake gjuan me kokë por topi shkon mbi traversë (20’).
Përsëri aksion i bukur i kuqezinjve në vijën sulmuese, pasime të dyfishta të Dorievit me Gurin, por pasimi i fundit ishte i gabuar dhe evitojnë hungarezët rrezikun në çastin e fundit (28’).
Murati kroson nga ana e djathtë, Guri gjendet në qendër të zonës dhe godet me kokë por topi përfundoi në duart e portierit Varga (33’).
Guri pason deri te Shala që kroson brenda zonës, topi devijohet deri te Dita që qëllon nga plani i dytë por topi ndalet në shtyllë (36’).
HT: Shkëndija 0:0 Ferencvarosh
Pjesa e dytë filloi me inkuadrimin e Hasanit në vend të Elezit dhe të Veliut në vend të Manevskit.
Pas një krosimi nga këndi, hungarezët e Ferencvaroshit kalojnë në epërsi nëpërmjet Knoester që shënon me kokë (59’).
Barazojnë menjëherë kuqezinjtë nëpërmjet një aksioni të bukur. Dorievi avancoi nga krahu i majtë, krosoi tokazi në zonë ku u gjend Guri i cili për mrekulli ndali topin për Hasanin që e dërgoi topin në rrjetën e hungarezëve (61’).
Rakipi provon një goditje nga distanca por topi shkon jashtë (87’).
FT: Shkëndija 1:1 Ferencvarosh
Golashënues: Knoester 59′, Hasani 61’.
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai (c), Cake, Manevski, F. Ramadani, Dita, Elezi, Shala, Doriev, Guri.
Luajtën edhe: Hasani, Velija, Nazifi, Nafiu, Rakipi, Bilalli, Neziri, R. Ramadani, Amzai.
Trajner: Artim Shaqiri.