Kuqezinjtë barazojnë me rezultatin 3:3 me ekipin e Zrinjskit të Mostarit në ndeshjen e tretë kontrolluese në Slloveni. Në pjesën e parë ishte Zrinjski që avancoi me gol të shënuar herët në minutën e 6-të, ndërsa kuqezinjtë barazuan në minutën e 42-të nëpërmjet Hasanit. Pjesa e dytë filloi me një seri golash, me boshnjakët që dy herë kaluan në epërsi në minutat e 49-të dhe 54-të, dhe me kuqezinjtë që dy herë barazuan rezultatin, fillimisht në minutën e 52-të nëpërmjet një autogoli, e më pas në minutën e 58-të kur Leard Sadriu me gol të shënuar me kokë vendosi rezultatin përfundimtar të takimit. Edhe në këtë ndeshje kontrolluese trajneri Shaqiri testoi formën e skuadrës duke inkuadruar në lojë të gjithë lojtarët të cilët i kishte në dispozicion.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 4-2-3-1, me Nafiun, Hasanin e Dorievin në pozitën e mesfushorëve ofensivë, dhe me Gurin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Murati-Bejtullai-Sadriu-Manevski, Bilalli-Dita,Nafiu-Hasani(c)-Doriev, Guri.
Përmbledhje:
Rastin e parë për të shënuar e kishin kuqezinjtë që në minutën e parë të ndeshjes, kur Dorievi pasi pranoi një pasim nga Guri, gjuan me të majtën por topi shkon jashtë (1’).
Murati kroson brenda në 16-metërsh, topi vjen deri te Hasani që godet në drejtim të portës por portieri mbron goditjen e tij (5’).
Avancon skuadra e Zrinjskit me golin e Çuze që me parabolë mposht portierin Zahov (6’).
Doriev për mrekulli e gjeti Hasanin brenda zonës, ky i fundit pasi u lirua nga një lojtar qëllon në drejtim të kuadratit por portieri përsëri mbron (37’).
Barazon Shkëndija rezultatin nëpërmjet Hasanit që me kokë dërgon topin në rrjetë pas asistimit nga Nafiu (42’).
HT: Shkëndija 1:1 Zrinjski
Penalti në favor të skuadrës së Zrinjskit. Kamenar shënon nga pika e bardhë për epërsinë e boshnjakëve me rezultatin 2:1 (49’).
Murati me një vertikalizim e gjen Hasanin brenda zonës, por portieri kundërshtar përsëri ia mohon golin Hasanit (50’).
Barazojnë në 2:2 kuqezinjtë. Doriev kroson nga krahu i majtë, Mijatoviç duke u munduar të intervenojë para Gurit e dërgon topin në rrjetën e tij (52’).
Avancon përsëri Zrinjski. Krosim nga krahu i djathtë brenda zonës së kuqezinjve, topi nga Murati devijohet në rrjetën e Zahovit (54’).
Barazojnë kuqezinjtë në 3:3.Kroson Hasani nga goditja e lirë, Sadriu kërcen më lartë duke e dërguar me kokë topin në rrjetë (58’).
Elezi niset në një solo aksion nga krahu i majtë, futet në zonë duke kaluar një lojtar, godet me të majtën, por portieri pret gjuajtjen e tij (89’).
FT: Shkëndija 3:3 Zrinjski
Golashënues për Shkëndijën: Hasani 42’, Mijatoviç (OG) 52’, Sadriu 58’.
Golashënues për Zrinjskin: Çuzhe 8’, Kamenar 49’, Murati (OG) 54’.
SHKËNDIJA: Zahov, Murati-Bejtullai-Sadriu-Manevski, Bilalli-Dita,Nafiu-Hasani(c)-Doriev, Guri.
Luajtën edhe: Cake, Neziri, F. Ramadani, Shala, Rakipi, R. Ramadani, Elezi, Nazifi.
Trajner: Artim Shaqiri.