Shkëndija avansoi në minutën e 18-të me anë të Hasanit dhe në vazhdim humbi disa mundësi të mira shënimi, ndërsa vendasit barazuan me anë të Shabanit.
“Kuqezinjtë” barazojnë 1:1 me Shkupin në kuadë të xhiros së 30-të LFPM-së. Pas një fillimi të qetë kansojet e para drejt dy portave i patën Zejnullai që goditi jashta portës dhe në anën tjetër Iseni goditja e të cilit u kontrollua nga Zahov. Ndryshimi erdhi në minutën e 18-të kur Zejnullai jep pasim perfekt për Hasanin, me këtë të fundit që pasi krijon pozitën e dëshiruar me një të majtë precize realizon për epërsi 0:1. Pas epërsisë “kuqezinjtë” vazhduan të sulmojnë, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Radeski goditi skaj portës, gjuajtjen e lirë të Ibraimit e priti Zendeli, ndërsa në minutën e 31 Hasani parabolon bukur Zendelin, mirëpo trau i portës shpëton vendasit. Deri në fund të pjesës së parë u kanosën edhe Medjedoviç dhe Ibraimi, por në të dyja rastet Zendeli shfaqte siguri në portë, ndërsa pak para pushimit Mbela kishte mundësi për vendasit, por Zahov mbyll mirë portën. Në fillim të pjesës së dytë Shkëndija mundej të dyfishojë rezultatin kur Ibraimi nga e majta asiston para portës për Medjedoviç, mirëpo ky nuk shfrytëzon këtë mundësi. Humbja e rasteve do të ndëshkohej në minutën e 65-të kur Shabani barazon në 1:1. Në vazhdim dy ekipet kërkonin rastin e tyre pa krijuar ndonjë mundësi më serioze. 11-të minuta para fundit Radeski lëviz bukur në zonë dhe provon me të majtën, mirëpo Zendeli pret në portë. Në anën tjetër Iseni rrezikon me të djathtën, me topin që shkon skaj portës.
SHKUPI-SHKËNDIJA 1:1 (0:1)
Stadiumi në Çair të Shkupit
Shikues: 3 000
Arbitër: Dimitar Meçkarovski
Arbitra anësorë: Dejan Nedelkovski dhe Sashe Toshevski
Delegat: Rami Rexhepi
Golashënues: Shabani 65′ (Shkupi), ndërsa Hasani 18′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Krivanjeva dhe Iseni (Shkupi), ndërsa Junior (Shkëndija)
Karton i kuq: /
SHKUPI: Zendeli, Maliqi, Krivanjeva, Kadriu (Arif 89′), Shabani, Iseni, B. Asani, Janevski (Ismaili 58′), Berisha, Mbella (Demiri 69′), Adem.
Trajner: Ardian Nuhi
SHKËNDIJA: Zahov, Cuculi, Ibraimi (Alimi 60′), Medjedoviç, Hasani (Totre 77′), Çelikoviç, Radeski, Zejnullai (Junior 71′), Çollak, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Tomas Brdariç