Shkëndija ka nisur me fitore 1:0 gjysmëstinorin pranveror. Një gol i Omar Imerit mjafton për tre pikë përballë Vardarit. Debutojnë me kuqezinjtë Agim Ibraimi dhe Zija Merxhani, teksa Shkëndija shkon në tetë pikë larg vendit të dytë. Në një atmosferë të bukur para tribunave të mbushura me spektatorë, Shkëndija që në start u tregua më kërkuese. Loja e tillë solli rezultat në minutën e 23-të kur Omar Imeri realizon për epërsi 1:0. Me disa shanse të humbura për 2:0, kundërshtari shkoi pranë barazimit në minutën e 38-të kur Najdovski lëshon goditje të fortë, mirëpo traversa shpëton Zahovin. Mysafirët kërkonin gol, por arbitrat treguan loja të vazhdojë. Në pjesën e dytë lëshuam disa mundësi për të gjetur golin e dytë kur Gaçevski ndali tentimet e Bejtullait dhe Fazli, ndërsa në disa mundësi nuk gjenim kuadrantin. Në fund tregohet vendimtar goli i Imerit për fitore 1:0 dhe rritje të diferencës ndaj vendit të dytë në tetë pikë.
PJESA E PARË
Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderë të personave që humbën jetën në aksidentin e komunikacionit në magjistralen Shkup-Tetovë, ndërsa futbollistët e dy skuadrave si dhe arbitrat gjatë gjithë ndeshjes mbanin shirita të zi. Drithërimat e para i solli Samir Fazli në minutën e 17-të kur bukur krijoi hapsirë dhe lëshoi një të majtë të fortë që gjen të gatshëm portierin kundërshtar. Kuqezinjtë luanin më mirë dhe shpërblimi do të vinte në minutën e 23-të kur tanët zhvillojnë aksion të bukur, topi kalon disa lojtarë para portës për të mbëritur te Omar Imeri që godet saktë për epërsi 1:0. Minutat në vazhdim Shkëndija dominonte dhe kërkonte golin e dytë, deri sa pak mungoi të vinte barazimi kur goditja e fortë e Najdovskit në minutën e 38-të u përplas në traversë. Ndryshim nuk pati deri në fund të pjesës së parë, kështu që në pushim shkuam me epërsi 1:0.
PJESA E DYTË
Fraksionin e dytë e nisëm me raste shënimi kur fillimisht goditja me kokë e Fazli shkoi mbi portë, ndërsa e majta e Eminit në të 53-tën kontrollohet nga Gaçevski. Mysafirët u përgjigjën me goditje të rrezikshme nga Junior, por vetëm skaj portës. Edhe pse futbollistët mysafirë kërkonin hapsira për të rrezikuar, Shkëndija ishte skuadra që sillte rastet më konkrete dhe në minutën e 58-të bomba e Bejtullait nga distanca pritet mrekullisht nga portieri kundërshtar. Të njejtin epilog pati edhe tentimi i Fazli pak më vonë, kur gjithçka bën bukur, por nuk kalon pengesën e fundit në portën rivale. Epërsia impononte kuqezinjtë më shumë të menaxhojnë lojën dhe kohë pas kohe të kërkojnë golin e qetësisë me Agim Ibraimin që sjell tentimin e rradhës në minutën e 69-të me një të majtë nga distance, por pa gjetur kuadrantin. I njejti futbollist provoi pak më vonë me të djathtën, por tani kontrollon portieri kundërshtar. Në minutat e fundit të ndeshjes kuqezinjtë menaxhuan me sukses sulmet e kundërshtarit dhe mbyllën sfidën me fitore 1:0 dhe tre pikë të para pranverore.
Fitorja ndaj Vardarit përveç vlerës garuese përmban edhe satisfaksion dhe dedikim për kryetarin e deritashëm të ‘Ballistëve’, Isak Luma. Udhëheqësi i viteve të fundit i tifozerisë më të zjartë kuqezi pas një periudhe përplot me suksese vendosi se është koha për t’u tërhequr nga ky post dhe ‘lamtumira’ e tij ishte pikërisht në ndeshjen me Vardarin.
? ? FOTOGALERIA
SHKËNDIJA-VARDARI 1:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 8 000
Arbitër: Dimitar Meçkarovski
Golashënues: Imeri 23′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Junior, Merxhani dhe Bejtullai (Shkëndija), ndërsa Najdovski, Micevski (Vardari)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Musliu, Totre, Fazli (Junior 73′), A. Ibraimi (Bojku 82′), Murati, Emini, Merxhani, Imeri (Nafiu 51′)
Trajner: Qatip Osmani
VARDARI: Gaçevski, Manev, Bitang (Toshevski 65′), Junior, Lira, Micevski, Kolevski (Avramovski 46′), Novak, Najdovski (Adem 78′), Felipe, Brdarovski.
Trajner: Aleksandar Vasovski