Kuqezinjtë marrin fitoren e parë nën drejtmin e Ernest Gjokës, duke mundur Sileksin me golat e Felipe, Mici dhe autogoli i Bllagojeviqit.
- Shkëndija mund bindshëm 3:0 skuadrën e Sileksit nga Kratova
- Felipe shënoi golin e parë kampional në fanellën e Shkëndijës
- Mici dhe autogoli i Bllagojeviqit mbyllin llogaritë në pjesën e dytë
- Agim Ibraimi asistoi në dy golat e shënuar në fraksionin e dytë
- Përballja e rradhës të dielën në transfertën me Makedonija Gj.P.
Skuadra kuqezi rikthehet te fitorja, duke mundur me shifrat bindëse 3:0 Sileksin në takimin e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, që paraqet triumfin e parë në ndeshjen e dytë në pankinën e Shkëndijës për teknikun nga Tirana.
Trajneri Gjoka ndeshjen e nisi me formacionin e njejtë si në sfidën e kaluar me A. Pandev dhe minutat e para sollën disa gjysmë raste në të dyja palët, por pa ndryshim. Shkëndija ngadalë vendosi autoritet në fushë dhe në minutën e 14-të B. Ibraimi vonohet në reagim me mbrojtjen mysafire që shpëtojnë rezikun. Pak më vonë Imeri dhe B. Ibraimi gienden para portës por sërish mbrojtja largon topin nga zona. Në minutën e 24-t A. Ibraimi dhe Alimi kombinojnë bukur një ndërprerje anësore por e djathta e numrit ‘5’ bllokohet nga futbollistët kundërshtarë. Presioni s’kishte si mos sillte rezuktat dhe dryshimi do të vinte në minutën e 31 kur Juan Felipe prodhon një kryevepër nga gjuajtja e lirë dhe me një të majtë milimetrike sjell epërsi 1:0. Dy minuta më vonë Imeri i’u afrua golit të dytë me një të djathtë fantastike që largohet me intervenim bravuroz nga portieri Bozhinovski. Gjashtë minuta para pauzës në shans u gjetën mysafirët me Ivanovskin që godet ashpër mbi portë.
Fraksionin e dytë e nisëm me dy kanosje të Imerit, mirëpo sulmuesi i ri në dy tentimet nuk gjenë kuadrantin, ndërsa në minutën e 55-të Çeshmexhiev nuk ndjek mirë harkimin e Alimit dhe lëshon rast ideal. Goli i dytë dhe i qetësisë erdhi në minutën e 57-të kur Agim Ibraimi shfaqet me asist perfekt në drejtim të Micit, ndërsa mbrojtësi i majtë finalizon me sukses për rezultat 2:0.
Shkëndija vazhdoi dominimin dhe kërkonte golin e tretë, duke lënë hapsira në mbrojtje me miqtë që në minutën e 69-të rrezikojnë me Ivanovskin, por Zahov nuk lejon të mposhtet në goditjen e parë të Sileksit në drejtim të portës kuqezi. 12-të minuta para fundit u vulos rezultati final i takimit kur Agim Ibraimi harkon nga këndi, ndërsa Bllagojeviq duke dashur të pastrojë shënon gol efektiv në rrjetë të gabuar për 3:0. Deri në fund të ndeshjes Alimi dhe Radeski kërkuan pa sukses golin e katërt, me kuqezinjtë që koleksionojnë fitoren numër katër në kampionat, të parën nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka. Ndeshja e rradhës për kuqezinjtë është të dielën në transfertën me Makedonija Gj.P..
SHKËNDIJA-SILEKSI 3:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 2 500
Arbitër: Krumisllav Gjorguev
Golashënues: Felipe 31′, Mici 57′ dhe Bllagojeviq a.g. 78′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Mici, Bejtullai, Alimi, B. Ibraimi (c), A. Ibraimi (Radeski 80′) Murati, Imeri (Junior 60′), Çeshmexhiev, Felipe (Totre 75′), Husmani.
Trajner: Ernest Gjoka
SILEKSI: Bozhinovski, Bllagojeviq, Drashkoviq, H. Grozdanoski, Ivanovski (Gjuriq 80′), Duranski (c), Serafimovski, D. Grozdanoski (Kostovski 58′), Ristov (Jusuf 70′), Dodev, Timovski.
Trajner: Goran Simov