Kuqezinjtë munden 1:0 nga Akademia Pandevi në takimin e xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
- Shkëndija pëson disfatë 0:1 në duelin me Akademia Pandevin
- Vendosi goli i vetëm i Maslaq në minutën e 45-të të ndeshjes
- Debuton me humbje në pankinën kuqezi trajneri Ernest Gjoka
- Ndeshja e rradhës kundër Sileksit të mërkurën në Tetovë
Shkëndija nuk ka mundur t’i mundësojë start me fitore në pankinën kuqezi për trajnerin Ernest Gjoka, pasi sot në kuadër të xhiros së 10-të në LPMFV nga Tetova me fitore 1:0 dhe 3 pikë doli Akademia Pandevi. Me trajnerin tiranas në pankinë kuqezinjtë në fushë u mbështetën të lojtarët me eksperiencë, duke u reshtuar në fazën ofenzive A. Ibraimi, Felipe, Alimi dhe i riu Imeri, si mbështetje për sulmuesin më të avansuar B. Ibraimi. Formacioni i’u besua edhe Zeni Husmanit, që nuk gjente hapsira e trajnerët paraprak, ndërsa mbrojtja ishte thuajse standarde me Muratin e Micin në krahë, ndërsa Bejtullain dhe Çeshmexhiev në qendër.
Ndeshja nisi me dy kanosje në miqve, që nuk shqetësuan portierin Zahov, ndërsa në vazhdim kuqezinjtë morën ndeshjen nën kontroll dhe kërkonin hapsira të depërtojnë zonën kundërshtare. Pas disa gjysmërasteve kërcnimi konkret do të vinte nga një e djathtë e fortë e Zeni Husmanit që kontrollohet me vështirësi në dy kohë nga portieri mysafir Çubrakoviq. Dukej se pjesa e parë ishte e determinuar të mbyllet pa gola, por miqtë shfrytëzuan një përgjumje të mbrojtjes kuqezi në kohën shtesë kur pas harkimit nga këndi Maslaq me kokë shënon për epërsi të Akademia Pandevit.
Me negativë 0:1 nga fraksioni i parë ishte e natyrshme që në vazhdim kuqezinjtë të jenë të orientuar tërësisht në pjesën kundërshtare dhe afër barazimit do të shkonte Alimi me goditje nga distanca, por pa gjetur kuadrantin. Trajneri Gjoka kërkoi të freskonte ekipin me disa zëvendësime dhe tentimi i rradhës do të vinte nga i posainkuadruari Radeski që godet me kokë skaj portës pas një harkimi nga këndi. Në mënyrë të ngjashme provoi B. Ibraimi që nuk gjen kuadrantin, ndërsa në vazhdim numri ‘7’ nuk arrin të rrezikojë nga një goditje standarde që zakonisht i hyn shumë në punë. E majta e Agim Ibraimit nuk paraqiti shqetësim për portierin mysafir, që arriti me sukses të mbrojë portën e tij deri në fund, me Akademia Pandev që del me tre pikë nga ky duel.
SHKËNDIJA-AKADEMIA PANDEV 0:1 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 2 500
Arbitër: Marjan Markoski
Golashënues: Maslaq 45’+2 (A. Pandev)
SHKËNDIJA: Zahov, Mici, Bejtullai, Alimi (Totre 83′), B. Ibraimi (c), A. Ibraimi, Murati, Imeri (Radeski 61′), Çeshmexhiev, Felipe (Shefiti 72′), Husmani.
Trajner: Ernest Gjoka
AKADEMIA PANDEV: Çubrakoviq, Jovanov, Atanaskovski, Dimov, Stoilov, Doriev (Kostov 89′), Velinkovski (Nikolov 79′), Pandev (c) (Krtovski 70′), Tomovski, Stojkoski, Maslaq.
Trajner: Jugosllav Trençovski