-
H 0:1
- |, ||, |||, UEFA Champions League
- 2021-07-06 20:00
- Shkup
Shkëndija mundet 0:1 nga Mura e Sllovenisë në ndeshjen e parë të raunit të parë eliminatorë të UEFA Champions League. Bobiçanec nga penaltia në të 29-ën shënoi golin e miqve, ndërsa mes shumë shanseve humbëm edhe një penalti me Ibraimin.
Formacioni:
Trajneri Gjoka ndeshjen e nisi me formacion të kompletuar (përjashtuar mungesën e Dita-s) dhe me vendosjen standarde 4-2-3-1.
XI: Zahov, Murati-Bejtullai (c)-Krivak-Paviç, Zejnullai-Alimi, Nafiu-Qaka-Doriev, Ibraimi.
Përmbledhje:
- Starti ofenziv i Shkëndijës solli shansin e parë me Alimin që godet mbi portë (5’).
- Ibraimi merr gjërat në duar dhe kanoset në dy raste, por portieri Obradoviç pret sigurtë (15’ dhe 18’).
- Ndërhyrja e Krivakut ndaj Cipot cilësohet si penalti nga arbitri (28’).
- ⚽️ Bobiçanec godet sigurtë nga pika e bardhë dhe shënon për epërsi të Mura-s (29’)
- Në kohën shtesë fitojmë penalti pas startit ndaj Ibraimit, por numri 7 huq portën nga 11 metra (45’+2)
- HT: Shkëndija 0-1 Mura
- Shkëndijat e para në të dytën i sjell Murati, por bllokohet nga portieri mysafir (58’).
- Zahov tregohet syçelë pas një goditje dinake të rivalit (67’)
- Da Silva e Ibraimi në dy raste kërkojnë barazimin, por pa sukses (70’, 75’ dhe 89’).
- Në kohën shtesë kishim dy super mundësi, por Obradoviç shpëton mrekullisht tentimet e Qaka-s dhe Bejtullait
- FT: Shkëndija 0-1 Mura
SHKËNDIJA-MURA 0:1 (0:1)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Golashënues: Bobiçanec 29’ pen. (Mura)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Zejnullai (Hebaj 64’) Alimi, Nafiu (Da Silva 64’), Qaka, Doriev (Elezi 81’), Ibraimi.
Trajner: Ernest Gjoka