Kuqezinjtë koleksionojnë fitoren e 20-të sezonale duke mundur me shifrat 4:2 Makedonija Gj.P. në sfidën e xhiros së 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Përveç golashënuesve Radeski, Imeri e Musliu, vlen të përmendet performansa e portierit Bekim Rexhepi që në paktën tre raste shfaqej me pritje bravuroze duke shpëtuar gola të sigurtë. Pas barazimit të xhiros së kaluar Shkëndija kthehet në rrugën e fitores dhe tashmë çon në shtatë numrin e takimeve të njëpasnjëshme pa njohur disfatën. Marjan Radeski në minutat 8 dhe 31, si dhe Omar Imeri në minutën e 40-të realizuan për epërsi 3:0 në pjesën e parë. Në vazhdim miqtë ngushtuan rezultatin në 3:1 me anë të Tanturovskit në minutën e 59-të, ndërsa pasi Lukas u përjashtua me të kuq në të 62-ën kuqezinjtë me qetësi menaxhuan lojën deri në fund. Musliu tre minuta para fundit të kohës së rregullt shënoi për 4:1, ndërsa në kohën shtesë Karvaljo realizoi për rezultat përfundimtar 4:2.
PJESA E PARË
Me vendosje ofenzive kuqezinjtë që në minutat e para kërkoni gol të shpejtë dhe kanosjet e para i sollën me anë të Radeskit në minutën e 3-të dhe të 6-të. Këto mundësi paralajmëruan golin e epërsisë që erdhi në minutën e 8-të kur A. Ibraimi harkon saktë në zonë ku Radeski me kokë shënon për 1:0. Pak më vonë e majta e A. Ibraimit nuk gjeti kuadrantin, para se në anën tjetër të vinin dy kansojet e para të miqve. Fillimisht në të 14-ën e djathta e fortë e Stjepanoviqit shkoi skaj portës, ndërsa në minutën e 20-të portieri Rexhepi ndal mrekullisht goditjen e Bilallit. Shkëndija shpejtë ktheu dominimin dhe në minutën e 31 harkimi i Micit me kokë shndërohet në gol nga Radeski për dyfishim të rezultatit. Miqtë tentuan sërish me Stjepanoviqin nga distanca por pa mundur të gjejë kuadrantin, ndërsa në anën tjetër Imeri u gjet i vetmuar para Jovanovskit mirëpo bashkë me portierin mysafir paraboloi edhe kuadrantin. Gjithsesi Imeri do të gjente gonlin pesë minuta para pauzës kur shfrytëzoi asistin e Muratit pas një aksioni të bukur të kuqezinjëve. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3:0 megjithese A. Ibraimi i’u afrua golit të katërt, por shpëton me intervenim bravuroz Jovanovski.
PJESA E DYTË
Në pjesën e dytë kanosjen e parë e solli A. Ibraimi e majta e të cilit kontrollohet nga Jovanovski. Në minutën e 59-të kishim goditje të lirë në pozitë ideale, A. Ibraimi gjuan në murin e gjallë, ndërsa në vazhdim miqtë zhvillojnë kundërsulm të shpejtë dhe me antë të Tabturovskit realizojnë për 3:1. Lëshimi i panevojshëm rrezikoi të pranojmë të dytin kur Bilalli lëviz bukur por për fat të kuqezinjëve Bozhinovski nuk gjen kuadrantin. Mysafirët panë veten në vështirësi shtesë kur në minutën e 62-të Lukas ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lëshon lojën me të kuq. Shpejt Shkëndija rimori dominimin dhe disa herë i’u afruam portës. Fillimisht Junior nuk arrin të kordinohet në kohë pas aksionit të bukur të A. Ibraimit dhe Alimit, ndërsa pak mē vonë asisti i Shefitit nxjer në rast Micin, por bllokojnë miqtë. Në minutën e 76-të me pritje fantastike shfaqet portieri Bekim Rexhepi që mohon gol të sigurtë miqve, ndërsa në anën tjetër Alimi del në mundësi shënimi por pa gjetur kuadrantin. Agim Ibraimi solli një bombë që grushtohet nga Jovanovsi, ndërsa pikërisht numri ’10’ tre minuta para fundit asiston para portës ku Musliu shënon për 4:1. Në kohën shtesë Robson provon nga gjuajtja e lirë, por me pritje të bukur përgjigjet Rexhepi, ndërsa pas këndores miqtë me Karvaljon realizojnë për rezultat përfundimtar 4:2.
SHKËNDIJA-MAKEDONIJA GJ.P. 4:2 (3:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 1 500
Arbitër: Marjan Gocevski
Golashënues: Radeski 8′ dhe 31′, Imeri 40′ dhe Musliu 87′ (Shkëndija), ndërsa Tanturovski 59′ dhe Karvaljo 90’+2 (Makedonija Gj.P.)
Kartona të verdhë: Lukas 2 dhe Bilalli (Makedonija Gj.P.)
Karton i kuq: Lukas 62′ (Makedonija Gj.P.)
SHKËNDIJA: Rexhepi, Murati, Musliu, Bejtullai, Mici (Merxhani 85′), Totre, Alimi (c), Junior, A. Ibraimi, Radeski (Shefiti 67′), Imeri (Beqiri 77′).
Trajner: Qatip Osmani
MAKEDONIJA GJ.P.: Jovanovski, Junior (Demir 83′, Da Silva, Bozhinovski, Stjepanoviq (Lukas 46′), Robson, Kirovski (Karvaljo 46′), Pecov, Filipovski, Bilalli, Tanturovski.
Trajner: Bobi Stojkoski