Shkëndija përkundër dominimit ka pësuar disfatë 0:2 nga Vardari në derbin e xhiros së 11-të të LPFM-së, duke lëshuar rastin të ngjitet në krye të renditjes. Spirovski në pjesën e parë solli epërsi për miqtë pas gabimit të Zahovit, ndërsa në të dytën shënoi Nikollov.
Humbje në momentin më të padëshiruar, kur tre pikët ekipin do ta ngjisnin në pozitën e parë në renditje. Ndeshja nisi me dominim të Shkëndijës që qarkullonte topin dhe kanosej kryesisht me goditje nga distanca. Ibraimi solli kanosjen e parë në minutën e 11-të, por kontrollon në portë Gaçevski. Pak më vonë kaonset edhe një herë Ibraimi, por vetëm skaj portës. Ndryshimi erdhi krejt pa pritur në minutën e 35-të kur Spirovski godet pak sa guximshëm nga distanca, ndërsa gabon rëndë Zahov që nuk vlerëson si duhet topin që shkon drejt portës dhe miqtë shofin veten në epërsi 0:1. Në pjesën e parë Shkëndija kansojen më të rezikshme për të barazuar kishte me anë të Alimit, por i sigurtë shfaqet sërish Gaçevki. Fillimi i pjesës së dytë ishte i furishëm nga ana e Shkëndijës, por fati ishte me miqtë. Hasani, Ibraimi, Zhunior që mbanin ‘në ajër’ portën kundërshtare, mirëpo Gaçevski dhe fati sportiv mbanin Vardarin në epërsi. Dhe kur Shkëndija humbi shumë mundësi të shkëlqyeshme për të barazuar, ndëshkimi vjen në anën tjetër në minutën e 73-të kur Nikollov shënon për 0:2. Hasani 7-të minuta para fundit provon nga gjuajtja e lirë, por shpëton edhe një herë Gaçevski. Në fund tre pikët i takojnë Vardarit që del me fitore nga stadiumi i qytetit në Tetovë.
SHKËNDIJA-VARDRI 0:2 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 10 000 Arbitër: Aleksandar Stavrev Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov Arbitra shtesë: Konstantin Vllaho dhe Nikolla Kosteçev Delegat: Igor Frangovski Golashënues: Spirovski 35’, Nikollov 73’ (Vardari) Kartona të verdhë: Ibraimi, Cuculi, Pollozhani, Zhunior (Shkëndija), ndërsa Spirovski, Gaçevski, Brdarovski, Felipe (Vardari) Karton i kuq:
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Hasani, Imeri (Juffo 46’ (Bojku 53’)), Murati (Haberkorn 83’), Zhunior, Pollozhani, Todorovski, Vujçiç. Trajner: Bruno Akrapoviç VARDARI: Gaçevski, Grnçarov, Spirovski, Kojasheviq (Mijushkoviq 90’), Gligorov, Novak, Glishiq, Felipe, Brdarovski, Xhonatan (Asani 86’), Petkovski (Nikollov 63’). Trajner: Goce Sedlovski