Shkëndija është ndalur me barazim 1:1 nga Renova në derbin lokal të xhiros së 8-të të LPFM-së. Zhunior shënoi për epërsi të ‘kuqezinjëve’, ndërsa Musliu barazoi për ndarje të pikëve.
Takimi i javës së 8-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1.
Pjesa e parë solli një Shkëndijë më ofenzive, ndërsa Renova e kujdesshme në kundërsulme priste rastin e saj. Ibraimi dhe Shabani patën kanosjet e para në portat respektive, mirëpo jashta portës. Më pas ‘kuqezinjtë’ ishin vazhdimisht ishin në sulm dhe kërkonin epërsinë, por pa sukses përfunduan tentimet e Ibraimit në dy raste, Alimit dhe Radeskit. Në anën tjetër Selmani mundej të shënojë, por shpëton Zahov.
Me të filluar pjesa e dytë Shkëndija gjen epërsinë. Ishte minuta e 49-të kur Alimi harkon në zonë, ndërsa Zhunior kërcen më së larti dhe me kokë realizon për 1:0. Renova në vazhdim u hodh në kërkim të barazimit dhe në minutën e 63-të pas presionit me tre raste të njëpasnjëshme, pas harkimit nga këndi Musliu barazon shifrat në 1:1.
Dy minuta më vonë aksion i mirë i Hasanit që kalon edhe portierin, mirëpo Musliu pastron topin dhe shpëton gol të sigurtë. Në anën tjetër intervenim bravuroz i Zahovit që ndal tentimin e Gafurit. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe dy ekipeve u takoi nga një pikë.
SHKËNDIJA-RENOVA 1:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 4 000
Arbitër: Stojançe Stojanov
Arbitra anësorë: Goran Manasiev dhe Nasuf Latifi
Delegat: Igor Frangovski
Golashënues: Zhunior 49’ (Shkëndija), Musliu 63’ (Renova).
Kartona të verdhë: Pollozhani (Shkëndija), Abdulla, Sadiki, Selmani, Nafiu (Renova) Karton i kuq:
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi (Bojku 79’), Cuculi, Ibraimi, Totre (Hasani 46’), Radeski (Haberkorn 75’), Zhunior, Pollozhani, Parino, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Bruno Akrapoviç
RENOVA: Haxho, Musliu, Sadiki (Ramadani 62’), Nuhi, Gafuri, Selmani, Mishkovski, Useini (Nafiu 87′), Shabani (Fetai 83’), Abdulla, Neziri.
Trajner: Qatip Osmani