Shkëndija vazhdon serinë pozitive në kampionat pasi koleksionon fitoren e tretë me rradhë, kësaj here duke triumfuar 2:0 në transfertën me Belasicën në Strumicë. Nga një gol i Eminit dhe Totres në secilën pjesë të lojës ishin vendimtarë për tre pikët e reja të kuqezinjëve. Shkëndija vendosi dominim që në fillim, ndërsa pas matjes fillestare të forcave sfidën e hapi Izair Emini në minutën e 28-të të takimit. Në start të fraksionit të dytë Ennur Totre godet saktë për 2:0 që në fund u tregua epilogu final i takimit me tre pikët që shkojnë konto të kuqezinjëve. Vendasit ishin të pafuqishëm për të reaguar përballë një Shkëndije të mirëorganizuar, ndërsa luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 58-të kur me të kuq u përjashtua portieri Vujanac.
PJESA E PARË
Në minutën e nëntë u shfaq mundësia e parë e takimit dhe ishte për kuqezinjtë që i’u afruan portës me Ibraimin, mirëpo sulmuesi zgjat solo aksionin dhe humb mundësinë në kushte kur kishte Imerin e lirë. Në anën tjetër vendasit zhvillojnë aksion të mirë, por bllokon në kohë Mici, ndërsa karton i verdhë për simulim ndahet për Gorgievin e Belasicës. Pasuan minuta të qetë kur skuadrat kryesisht zhvillonin garë në mes të fushës, ndërsa nuk regjistruam ndonjë mundësi shënimi deri në minutën e 28-të kur kaluam në epërsi. Emini u gjet me topin para zonës, gjatë kërkoi pozitën më ideale për të tentuar portën, ndërsa goditja e tij më shumë precize se sa e fortë u përplas në shtyllë para se të përfundojë në rrjetën vendase. Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim dhe kuqezinjtë në pushim shkuan me epërsi 1:0.
PJESA E DYTË
Fraksionin e dytë e nisëm me gol të shpejtë që në minutën e 49-të. Aksionin e zhvillojnë Mici dhe Emini, ndërsa asisti i Ibraimit shfrytëzohet nga Totre që godet ashpër dhe topi ngjashëm si në golin e parë godet shtyllën para se të hyjë në portë. Në vazhdim Emini solli një goditje mbi portë, ndërsa pak më vonë Vujanac ndal goditjen e ashpër të Nafiut. Vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 58-të kur portieri Vujanac përjashtohet me të kuq pasi goditi Bejtullain kur loja ishte e ndërprerë. Portieri i dytë i Belasicës, Pashovski që hyri në lojë në vend të sulmuesit Ivanovski për herë të parë u testua në minutën e 63-të kur kontrolloi goditjen e Ibraimit. Shtatë minuta para fundit të takimit Alimi u kanos drejt portës kundërshtare por vetëm skaj shtyllës. Në të 88-ën edhe Nafiu kishte tentim të pasuksesshëm pasi nuk mundi të gjejë kuadrantin, ndërsa të njejtin efekt kishin edhe tentimet e forta të Bojkut dhe Fazli në kohën shtesë.
➡️ MaYa.mk
BELASICA-SHKËNDIJA 0:2 (0:1)
Stadiumi ‘Mladost’ në Strumicë
Shikues: 1 000
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Golashënues: Emini 28′ dhe Totre 49′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Gorgiev, Stojkov dhe Milushev (Belasica), Bejtullai, Bojku dhe Musliu (Shkëndija)
Karton i kuq: Vujanac 58′ (Belasica)
BELASICA: Vujanac, Milushev, Serafimovski, Sulev, Gorgiev (Baldovaliev 52′), Mitevski, Kalpaçki (Vusljanin 46′), Stojkov (c), Drobarov, Petrov, Ivanovski (Pashovski 60′).
Trajner: Marjan Zhivkoviq.
SHKËNDIJËS: Zahov, Mici, Bejtullai, Alimi (c), Musliu, Ibraimi (Fazli 83′), Totre, Murati (Taipi 90′), Emini, Imeri (Bojku 68′), Nafiu.
Trajner: Qatip Osmani