Kuqezinjtë e nisin me barazim sezonin e ri garues pasi me shifrat 1:1 barazuan ndaj Sileksit në Stadiumin e Qytetit në Strugë, në kuadër të xhiros së dytë të LPFMV-së.
Ishte Shkëndija ajo që kaloi në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes nëpërmjet Elezit, por me një gol të shënuar në minutat shtesë të takimit mysafirët nga Kratova arritën të barazojnë rezultatin.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-2-3-1, me Sadriun në qendër të mbrojtjes dhe Bilallin në mesfushë, ndërsa në krye të sulmit si titullar u paraqit i riu Elezi.
XI: Zahov, Murati (c)-Cake-Sadriu-Velija, Bilalli-Dita,Shala-Doriev-Vagner,Elezi.
Përmbledhje:
Kalon në epërsi Shkëndija. Doriev shërben me top Elezin brenda zonës, pasi lirohet nga një lojtar Elezi me gjuajtje precize e dërgon topin në rrjetën kundërshtare (17’).
Doriev kroson brenda 16-metërshit, Vagner godet me kokë por topi del jashtë (23’).
Shala pranon një top në gjysmëfushën e Shkëndijës, niset vet përpara në solo aksion, kalon tre lojtarë kundërshtarë, futet në zonë dhe me të majtën e tij qëllon në drejtim të kuadratit, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën (38’).
Vagner kroson tokazi nga këndi, e shërben me top Bilallin që menjëherë godet por topi shkon mbi portë (45’).
HT:Shkëndija 1:0 Sileks
Murati niset përpara nga ana e djathtë, lëshon një goditje të fortë por goditja ishte ballore dhe përfundon në duart e portierit (62’).
Pasime të dyfishta të Ramadanit me Vagnerin, ky i fundit godet por topi kalon mbi kuadrat (69’).
Doriev shërben me top Bashkim Veliun që menjëherë e gjen Ditën në qendër të zonës në pozitë ideale për të shënuar, por Dita nuk e pranon siç duhet atë pasim dhe topi del jashtë (75’).
Florent Ramadani gjuan nga distanca por gjuajtja e tij kalon pranë shtyllës vertikale (82’).
Goditje e lirë për Shkëndijën, e ekzekuton Hasani por topi shkon mbi traversë (87’).
Barazojnë mysafirët në minutat shtesë të takimit, pas një harkimi nga goditja e lirë Lamallari arrin të shënojë gol dhe të vendosë rezultatin përfundimtar (90+2’).
FT: Shkëndija 1:1 Sileks
Stadiumi i Qytetit në Strugë.
Golashënues: Elezi 17’, Lamallari 90+2’.
SHKËNDIJA: Zahov, Murati (c), Cake (Neziri 81’), Sadriu, Velija, Bilalli (Hasani 79’), Dita, Shala (F. Ramadani 79’), Doriev (Nazifi 79’), Vagner, Elezi.
Trajner: Artim Shaqiri.