Xhiroja e 10-të në LPFMV solli barazim 1:1 të kuqezinjëve në duelin me Rabotniçkin në stadiumin e qytetit në Tetovë.
• Shkëndija barazon 1:1 me Rabotniçkin në duelin e xhiros së 10-të
• Epërsinë e solli Besart Ibraimi në minutën e 16-të të përballjes
• Luka Stankovski fiksoi barazimin 1:1 në minutën e 51 të takimit
• Përballja e rradhës përballë Renovës fundjavën e ardhëshme
Tjetër barazim i kuqezinjtëve në Tetovë, kësaj rradhe përballë Rabotniçkit. Takimin e xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut e mbyllëm 1:1 edhe pse kishim epërsi 1:0 me golin e Ibraimit dhe disa raste shumë të mira për të ‘vrarë’ ndeshjen që në pjesën e parë. Mos realizimi na kushtoi 2 pikë, pasi ‘romantikët’ në pjesën e dytë barazuan me golin e Luka Stankovskit. Ndeshja nisi me lojë agresive të miqve që për disa minuta kërkonin të na mbajnë në presion, mirëpo shansin e parë e solli Ibraimi goditjen e të cilit e ndal Jankov. Në anën tjetër u desh super intervenimi i Zahovit për të mbajtur baraspeshën në rezultat, pas mundësisë së shkëlqyeshme të Gjorgjeviqit. Ndryshimi erdhi në minutën e 16-të kur Ibraimi dhe Doriev zhvillojnë aksion shumë të mirë, ndërsa numri ‘7’ shënon për epërsi 1:0. Minutat në vazhdim kaluan me dominim të plotë të kuqezinjtëve, por pa mundur të sjellim ndryshimin edhe pse fillimisht Jankov ndali një rast të mirë të Dorievit, ndërsa në fund të pjesës së parë Ibraimi krijon hapsirë dhe godet me të majtën, mirëpo shpëton Jankov me intervenim shumë të mirë.
HT ⏱ Shkëndija 1 – 0 Rabotniçki
Posted by KF Shkëndija on Sunday, October 25, 2020
Në të dytën filluam sërisht me pretendime për gol të dytë dhe humbim një super mundësi me anë të Ahmedit pas asistit të bukur të Ibraimit. Ndëshkimi erdhi shpejtë kur pas një harkimi nga gjuajtja e lirë mbrojtja jonë nuk reagon si duhet, ndërsa Luka Stankovski dërgon topin në rrjetë për barazim 1:1. Tani gjërat u komplikuan pasi mysafirët fituan krahë nga barazimi dhe përkundër presionit të vazhdueshëm të Shkëndijës, çdo dalje e tyre në kundërsulm ishte problematike. Kërkuam golin e dytë me Alimin, Doriev e Ibraimin, mirëpo nuk mundëm të shënojmë dhe në fund duhej të pajtohemi me ndarje të pikëve me Rabotniçkin.
Përfundon 1-1
#ShkëndijaRabotniçkiPosted by KF Shkëndija on Sunday, October 25, 2020
POST-MATCH
Barazimi i tretë në pesë ndeshje të luajtura si vendas shqetëson trajnerin Ernest Gjoka, që vlerëson paraqitjen e sotme, por shton se shpërdorimi i shanseve na kushtoi humbje të dy pikëve.
SHKËNDIJA-RABOTNIÇKI 1:1 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Arbitër: Krumisllav Gjorgiev (Shtip)
Golashënues: Ibraimi 15′ (Shkëndija), ndërsa L. Stankovski 51’ (Rabotniçki)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati (c), Krivak, Dita, Paviç, Ramadani (Nafiu 46’), Alimi, Totre (Zejnullai 83’), Ahmedi, Doriev, Ibraimi.
Trajner: Ernest Gjoka
RABOTNIÇKI: Jankov, Gjorgjeviq, Petkovski (Stojkoksi 80’), Todorovski (Toshevski 68’), Silijanovski (c), Stojkov, Pecov, Çumiq (Jannik 68’), Stankovski (Sharkoski 63’). Jevtoski, Trajkoviq.
Trajner: Ratko Dostaniq