REPORT | Renova 1:3 Shkëndija
Derbi lokal flet për kuqezinjtë që fitojnë 3:1 Renovën duke mbyllur si lider raundin e parë të garave në LPFMV me 7 fitore, 4 barazime dhe asnjë humbje.
- Shkëndija fiton 3:1 ‘transfertën’ me Renovën në Tetovë
- Luma, Krivak dhe Ibraimi me penalti shënuan golat tanë
- Goli i Lumës ishte i 900-ti i Shkëndijës në Ligën e Parë
- Renova gjeti golin e nderit me Selmanin nga pika e bardhë
Shkëndija mbyll rrethin e parë të garave në elitën e futbollit vendor si lidere, pasi në takimin e xhiros së 11-të mundi 3:1 Renovën, me këta të fundit që kishin rolin e vendasit në këtë përballje. Kuqezinjtë hapën mirë takimin kur avansuan me realizimin e Lumës, ndërsa pak para pauzës Krivak shtoi golin e dytë. Renova tenoi të kthehet kur me Selmanin nga penaltia zbuti rezultatin në 1:2, mirëpo penalti merr edhe Shkëndija që me Ibraimin mbyll llogaritë për triumf të shtatë në këtë kampanjë.
Të dyja skuadrat në këtë duel vinin me mungesa të rëndësishme, ndërsa për herë të parë në formacionin kuqezi nga fillimi startoi Ensar Luma. Pikërisht anësori 20-të vjeçarë do të sillte ndryshimin në minutën e katërt kur ndoqi mirë topin e devijuar nga gjuajtja e lirë e Ibraimit, duke shënuar në rrjetë të Renovë golin numër 900 të Shkëndijës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Starti i parë këtë sezon ✅
Ensar Luma për 0-1 👏🏼
#RenovaShkëndijaPosted by KF Shkëndija on Saturday, November 7, 2020
Xhepçishtasit tentuan të përgjigjen por kansojen e vetme e solli Stojçevski që detyron Zahovin për të prodhuar një intervenim shumë të bukur. Tanët gjetën golin e dytë në momentin më të mirë të mundshëm kur dy minuta para pauzës harkimin e Alimit nga këndi e pret mirë Krivak që me kokë shënon për 0:2.
HT⏱ Renova 0 – 2 Shkëndija
⚽️Krivak shënon të dytin 💪#RenovaShkëndija
Posted by KF Shkëndija on Saturday, November 7, 2020
Pjesa e dytë ashtu si pritej solli një Renovë më agresive që tentonte të kthehet në lojë, ndërsa kuqezinjtë në kundërsulme lëshuan disa mundësi shumë të mira për të mbyllur ndeshjen e gol të tretë. Kështu gjërat u komplikuan kur starti i Krivakut ndaj Stojçevskit cilësohet si penalti, të cilën në gol e konverton Remzifaik Selmani. 1:2 dhe 24 minuta lojë do të sillnin shumë nxitje e tension në terren, por pas disa rasteve të humbura nga tanët gjërat erdhën në vendin e duhur në minutën e 83-të kur Ibraimi godet saktë nga penaltia, pasi paraprakisht me faul në zonë u ndal Totre. Këtu përfundoi historia e kësaj sfide që u takon kuqezinjëve për triumf të shtatë sezonal dhe me 25 pikë si lider shkojmë në pauzën ndërkombëtare për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese.
𝙛𝙪𝙡𝙡-𝙩𝙞𝙢𝙚
⚽ Luma
⚽ Krivak
⚽ Ibraimi (P)Posted by KF Shkëndija on Saturday, November 7, 2020
RENOVA-SHKËNDIJA 1:3 (0:2)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Golashënues: Selmani pen. 66’ (Renova), Luma 4’, Krivak 43’ dhe Ibraimi pen. 83′ (Shkëndija)
RENOVA: Velii, Stojçevski, Gavazaj, Sadiki (Veliu 81’), Selmani, Ramadani, Ebibi (Jasharovski 46’), Mishkovski, Fetai, Velija, Abdulla.
Trajner: Bujar Islami
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai (c), Krivak, Merxhani, Dita, Alimi (Ramadani 88’), Totre (Zejnullai 86’), Doriev, Luma (Ahmedi 46’), Ibraimi.
Trajner: Ernest Gjoka