Kuqezinjtë deklasojnë Makedonija Gj.P. me shifrat 5:0, duke regjistruar fitoren e 8-të sezonale për pozitë të liderit edhe pas 14-të xhirove në LPFMV.
- Regjistrojmë fitoren më të lartë në sezonin 2020/2021
- Makedonija deklasohet 5:0 duelin e xhiros së 14-të
- Elezi, Doriev, Ibraimi, Nafiu dhe Totre shënojnë golat
- Përballja e rradhës të shtunën me Borecin në Veles
Super Shkëndijë përballë Makedonija Gjorçe Petrovit, me kuqezinjtë që bëjnë të duket e thjeshtë një përballje e paralajmëruar si derbi i xhiros duke qenë se ndesheshin dy skuadrat e para në renditje. 5:0 tregon qartë ndodhitë në fushë, megjithëse bazuar nga performansa në terren, posaçërisht në pjesën e parë Shkëndija duhej të kishte shënuar të paktën edhe tre gola tjerë.
Pa Alimin dhe Ahmedin, por me Bejtullain e rikthyer e nisëm sfidën furishëm dhe në minutën e tretë Doriev nuk shënoi nga një situatë tejet e volitshme. Ndryshimi gjithsesi do të vinte në minutën e 11-të kur Ibraimi asiston, ndërsa me kokë Dashmir Elezi realizon 1:0. Në anën tjetër Zahov shfaqet me super pritje kur shpëton gol pas të majtës së fortë të Rodrigezit në minutën e 17-të, ndërsa pas disa mundësive të humbura nga kuqezinjtë, në minutën e 35-të vjen goli i dytë kur Doriev realizon me të majtën pas asistit të Ibraimit. Vetëm katër minuta më vonë Doriev dhe Ibraimi ndryshojnë rolet, pasi i pari depërton bukur në zonë dhe asiston, ndërsa numri ‘7’ shënon për 3:0 me golin e 12-të personal në këtë kampanjë.
Çfarë pjese e parë 😍
⚽️ Elezi
⚽️ Doriev
⚽️ Ibraimi
#ShkëndijaMakedonijaGPPosted by KF Shkëndija on Wednesday, December 2, 2020
Pjesa e dytë krejtësisht në mënyrë natyrale ishte me tempo më të ulët, me Shkëndijën që menaxhonte lojën dhe lodhjen, ndërsa të pa rrezikshme ishin tentativat e mysafirëve për të tentuar të ndryshojnë diçka në lojë. Në fazën e fundit dy trajnerët bënë më shumë zëvendësime dhe freskinë e sjellur e shfrytëzojnë kuqezinjtë që sjellin dy gola të inspiruar nga Valmir Nafiu. Fllimisht numri ‘34’ shënon për 4:0 me një të djathtë precize në minutën e 86-të, ndërsa një minutë para fundit të pjesës së rregullt depërtimi dhe asisti i Nafiut shfrytëzohet nga Totre që shënon për shifra finale Shkëndija 5, Makedonija Gj.P. 0.
😍
Posted by KF Shkëndija on Wednesday, December 2, 2020
SHKËNDIJA – MAKEDONIJA GJ.P. 5:0 (3:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Arbitër: Jovan Kaçevski (Strugë)
Golashënues: Elezi 11’, Doriev 35’, Ibraimi 39’, Nafiu 86’ dhe Totre 89’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati (Neziri 79’), Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Dita (Ramadani 74’), Totre, Elezi (Nafiu 76’), Doriev (Es Sahal 79’), Zejnullai, Ibraimi.
Trajner: Ernest Gjoka
MAKEDONIJA GJ.P.: Stevkovski, Atanaskoski, Kitanovski, Liçina, Bozhinovski (c) (Sulejmani 81’), Kalid, Adem (Nastevski 74’), Filipovski, Kovaçev, Vosha (Petrov 74’), Rodrigez (Anderson 81’).
Trajner: Zhikica Tasevski