Ibraimi nga penaltia dhe Doriev në fund të ndeshjes mjaftuan për fitore 2:0 në transfertën me Borecin në Veles.
• Shkëndija fiton 2:0 Boreci në ndeshjen e xhiros së 15-të në LPFMV
• Besart Ibraimi shënoi golin e 180 personal në elitën e futbollit vendor
• Ljupço Doriev solli golin e dytë të ndeshjes pas asistit të Zejnullait
Shkëndija del me tre pikë nga një terren i vështirë si ai i Velesit, ku në tentimin e katërt marrim fitoren e parë si mysafirë të Borecit. Nga një realizim i Ibraimit në pjesën e parë nga penaltia dhe Dorievit 8-të minuta para fundit mjaftuan për fitoren e nëntë sezonale, duke çuar në 33 numrin e pikëve të grumbulluara pas 15-të xhirove në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja nisi me lojë të balansuar, me Shkëndijën që kërkonte të shfrytëzojë minutat e para për t’u adaptuar në terrenin me bar sintetik në stadiumin e qytetit në Veles. Prelçec e Totre kishin nga një tentim për secilin ekip në fazën e hershme të ndeshjes, por pa mundur të shqetësojnë më seriozisht portierët Zahov e Gjorgievski, ndërsa më vonë në mënyrë identike me goditje mbi traversë u kanosën Elezi i Shkëndijës dhe F. Ristovski i Borecit. Pranë epërsisë shkuam në minutën e 22-të kur e djathta e fortë e Ibraimit nuk kontrollohet mirë nga portieri Gjorgievski, mirëpo vendasit ishin me fat kur topi përplaset në traversë dhe kthehet në fushë. Gjithsesi epërsinë e merituar do ta gjenim në minutën e 26-të kur Ibraimi godet saktë nga penaltia për 1:0 me golin e tij numër 180 në elitën e futbollit vendor, pasi paraprakisht me faul në zonë u ndal reprezentuesi Ennur Totre.
💪Ibraimi për 1-0
#BorecShkëndija
Posted by KF Shkëndija on Saturday, December 5, 2020
Boreci u hodh të kërkojë barazimin dhe u kanos me Prelçecin goditja e të cilit ndalet nga Zahov, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë e majta e fortë e Fernando Silvas nga gjuajtja e lirë nuk gjen kuadrantin e Zahovit.
HT ⏱ Borec 0 – 1 Shkëndija
#BorecShkëndija
Posted by KF Shkëndija on Saturday, December 5, 2020
Pjesa e dytë solli një Borec më të orientuar në sulm dhe në minutën e 56-të duhej një super Zahov që çon në këndore goditjen e fortë të Ristovskit. Radoviç e Ristovski sollën tentativat e rradhës por pa gjetur kuadrantin, njejtë si Ibraimi që gjuan mbi portë, para se në minutën e 76-të goditja e lirë e numrit ‘7’-të të ndalet në traversë. Vendasit u hodhën me gjithë forcat në sulm dhe tanët do të shfrytëzonin kundërsulmin 8-të minuta para fundit kur Ibraimi shërben mirë në zonë për Zejnullain asisti i të cilit shfrytëzohet nga Doriev që mbyll llogaritë e ndeshjes, për fitore 2:0 të kuqezinjëve.
+3 😎
#BorecShkëndijaPosted by KF Shkëndija on Saturday, December 5, 2020
BORECI-SHKËNDIJA 0:2 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Veles
Arbitër: Marjan Gocevski (Strumicë)
Golashënues: Ibraimi 26’ pen. dhe Doriev 82’ (Shkëndija)
BOREC: Gjorgievski, F. Ristovski, Stoimenovski (Çiçevski 84’), Stojçevski, Kocev (Desniq 84’), Prelçec, Fernando, M. Ristovski, Eftimov (Radoviç 46’), Risteski, Peev (Trajkov 53’).
Trajner: Gorazd Mihajlov
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Bejtullai, Zejnullai, Ibraimi (Neziri 85’), Totre (Alimi 73’), Elezi (Nafiu 61’), Murati, Dita, Krivak, Doriev (Es Sahal 85’).
Trajner: Ernest Gjoka