Besart Ibraimi sërish në element, pasi me dy gola sjell tre pikë nga dueli i fituar 2:1 ndaj Akademia Pandev.
• Shkëndija shënon fitoren e katërt sezonale në xhiron e gjashtë të LPFMV
• Besart Ibraimi me dy gola të shënuar ishte heroi i takimit me A. Pandev
• Sashko Pandev ishte autor i golit te vetëm për skuadrën nga Strumica
• Vëmendja kthehet ka Tottenham me të cilët ndeshjet të enjten në Shkup
Shkëndija për të dytën xhiro me rradhë shënon fitore përballë një ekipi nga Strumica, pasi triumfit 0:3 ndaj Bellasicës javën e shkuar tani i shtohet fitorja 2:1 ndaj Akademia Pandevit. Pas mesjavës së suksesshmë në eliminatoret e UEFA Europa League ku eliminuam Botosanin e Rumanisë, nuk gabojmë as në kampionat ku koleksionojmë tre pikët e rradhës me fitoren e katërt në gjashtë xhiro. Besart Ibraimi ishte heroi i triumfit me dy gola të shënuar, ndërsa fati s’ishte me Bejtullain që në dy raste çoi topin në kornizën e portës mysafire.
Kuqezinjtë dukeshin të vendosur për të kërkuar gol të shpejtë dhe kanosja e parë erdhi në minutën e 11-të nga këmbët e Nafiut, por e djathta e tij e fortë u kontrollua nga Allçevski. Dy minuta më vonë u duk se kaluan përpara me rezultat kur goditja e Bejtullait me kokë ndal në shtyllë, ndërsa në vazhdim bllokohen tentimet e Krivakut dhe Ramadanit. Akademia Pandev u mbrojt me sukses deri në minutën e 38-të kur Besart Ibraimi lëshon një të majtë të fortë që me devijim të lehtë ndalet në rrjetë për epërsi të Shkëndijës.
HT ⏱ Besart Ibraimi na jep epërsi pas pjesës së parë përballë Akademia Pandev
#ShkëndijaAPandev #Shkëndija
Posted by KF Shkëndija on Sunday, September 20, 2020
Pjesa e parë u mbyll me epërsi 1:0 për tanët ndërsa të dytën e nisëm me dy zëvendësime kur Dita e Doriev zunë vendin e Ramadanit dhe Ahmedit. Vetëm pesë minuta na u deshën për një aksion të shpejtë që nxori në shans Ibraimin, por super pritje prodhon portieri mysafir Allçevski. Dy minuta më vonë super lëvizje në zonë, por tentimi për të paraboluar portierin shkoi pak mbi traversë. Golit të dytë i’u afruam në minutën e 60-të kur harkimi i Alimit drejtohet ka porta me kokë nga Bejtullai por fati sërish ishte me miqtë kur topi ndalet në traversë. Akademia Pandev edhe pse kërkonte të reagojë vështirë dilte në mundësi dhe goditjen e parë jashta kuadrantit e sollën në minutën e 64-t kur Masllaq me kokë nuk gjen kuadrantin. Përgjigjemi në anën tjetër me depërtimin e Ibraimit përmes të cilit fitojmë penalti të cilën e konverton vetë numri ‘7’ dhe avansojmë 2:0 pas 74 minutave lojë.
74’ ⚽️ Ibraimi nga pika e bardhë shënon të dytin 💪
#ShkëndijaAPandev 2-1Posted by KF Shkëndija on Sunday, September 20, 2020
Për fat të keq në anën tjetër nuk mbulojmë mirë në mbrojtje dhe Sashko Pandev realizon për 2:1, por deri në fund administrojmë me sukses ndeshjen dhe tre pikët regjistrohen në konton tonë dhe ruajmë pozitën e parë në renditje.
SHKËNDIJA-AKADEMIA PANDEV 2:1 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Arbitër: Jovan Kaçevski
Golashënues: Ibraimi 38′ dhe 74’ pen. (Shkëndija), ndërsa Pandev 78’ (Akademia Pandev)
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Bejtullai (c), Ibraimi (Es Sahal ), Totre (Zejnullai 69′), Ahmedi (Doriev 46′), Nafiu, Murati, Krivak, Ramadani (Dita 46′), Alimi.
Trajner: Ernest Gjoka
AKADEMIA PANDEV: Allçevski, Jovanov (Velinovski 71′), Dimov (Iliev 79’), Stiolov (c), Radeski, Krstovski (Nikollov 8′), Tomovski, Serafimov (Markoski 79’), Masllaq, Trapanovski (Pandev 71′).
Trapanovski.
Trajner: Jugosllav Trençovski