-
A 0:1
- |||, 20/2021, UEFA Europa League
- 2020-09-17 17:45
- Botoșani
Jemi në raundin e tretë të UEFA Europa League. Ibraimi sjell fitore 1:0 në transfertën me Botoșanin e Rumanisë dhe cakton duel me Tottenhamin pas një jave në Shkup.
• Shkëndija fiton 1:0 transfertën me Botoșanin e Rumanisë
• Super gol i Ibraimit sjell kualifikimin në raundin e tretë
• Fantastik nw portw Zahov qw shpwton disa super raste
• Kuqezinjtë javën e ardhshme në Shkup presin Tottenhamin
Shkëndija sërish shkëlqen në Europë, duke avansuar në ruandin e tretë të UEFA Europa League. Një mjeshtëri e Ibraimit dhe disa super pritje të portierit Zahov kanë mjaftuar për fitore 1:0 në fushë të Botoșanit të Rumanisë dhe fitore të 14-të në Kupat e Europës.
Start më të mirë nuk kishim mundur të dëshironim kur pa u kompletuar 120 sekonda lojë pamë veten në epërsi. Besart Ibraimi u shërbye me top në të djathtë dhe nga një kënd i mbyllur prodhon një kryevepër duke paraboluar portierin vendas, ndërsa topi prek shtyllën dhe përfundon në rrjetë. 1:0 në fazën e hershme ishte mënyrë perfekte për të hapur ndeshjen dhe në vazhdim presioni për të ndjekur rezultatin ishte tek vendasit. Babunski solli kanosjen e parë për Botoșanin në minutën e 21-të pa gjetur kuadrantin, ndërsa më vonë të djathtën e Ofosu-t e kontrollon sigurtë me duar Zahov. Vendasit ishin më shumë në sulm duke kërkuar barazimin, ndërsa kuqezinjtë në kundërsulm disa herë mund të kishim rrezikuar më seriozisht për gol të dytë. Pak para pauzës Ibraimi u kanos rrezikshëm nga gjuajtja e lirë duke çuar topin nën murin e gjallë, por tentimi i tij për pak nuk gjeti kuadrantin.
HT ⏱ Me golin e Besart Ibraimit avansojmë 0-1 pas 45-të minutave të para në Botosani 🤺
#BotosaniShkëndija #Shkëndija
Posted by KF Shkëndija on Thursday, September 17, 2020
Pjesa e dytë nisi me një tentim të Babunskit që nuk gjen kuadrantin, ndërsa në anën tjetër kombinojmë bukur në sulm me Alimin, Ahmedin dhe Totren, mirëpo e djathta e numrit ‘8’ shkon pak skaj portës. Edhe pse dominimi në fushë ishte për vendasit, kuqezinjtë mbroheshin me sukses ndërsa gjërat u vështirësuan në minutën e 67-të kur pas kartonit të dytë të verdhë me të kuq nga loja del Alimi. Epërsia numerike në fushë u dha krahë vendasve që u kansoën shumë rrezikshëm në dy raste 20-të minuta para fundit, por me dy super pritje na ruan epërsinë portieri Zahov. Deri në fund vendasit tentuan me gjithë forcat të gjenin golin e barazimit, por u përballën me një Shkëndijë të karikuar në mbrojtje e cila me 10-të lojtarë mbrojti epërsinë 1:0 dhe siguroi duel me gjigandin anglez Tottenham javën e ardhshme në Shkup.
Mission completed 🤺
#BotosaniShkëndija #Shkëndija
Posted by KF Shkëndija on Thursday, September 17, 2020
BOTOŚANI-SHKËNDIJA 0:1 (0:1)
Stadiumi: “Botoșani Municipal Stadium” në Rumani
Arbitër: Mohammed Al-Hakim (Suedi)
Golashënues: Ibraimi 2’ (Shkëndija)
Karton i kuq: Alimi 67’ (Shkëndija)
BOTOŚANI: Pap, Harut, Chindris, Rodrigez (c), Ofosu, Babunski (Roman78’), Ashkovski (Keyta 46’), Dugandzhiç, Florescu (Patache 70’), Tiganasu, Seroni.
Trajner: Mihai Ciobanu
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Bejtullai (C), Alimi, Ibraimi (Merxhani 88’), Totre (Zejnullai 75’), Ahmedi, Doriev (Nafiu 70’), Murati, Dita, Krivak.
Trajner: Ernest Gjoka