Kuqezinjtë fitojnë bindshëm 3:0 transfertën me Bellasicën dhe tashmë kthejnë vëmendjen ka sfida e UEFA Europa League.
• Shkëndija merr fitore bindëse 3:0 në fushë të Bellasicës në Strumicë
• Totre dhe dy herë Ibraimi realizojnë në golat e triumfit të kuqezinjëve
• Zahov në fund pret penalti dhe një shans 100% të vendasve
• Përballja e rradhës është transferta me FC Botoşani në Rumani
Shkëndija kthehet me sukses në kampionat pas pauzës ndërkombëtare, pasi koleksionon triumfin e tretë sezonal në xhiron e pestë në LPFMV. Totre dhe dy herë Ibraimi në pjesën e dytë sollën golat e triumfit 3:0 ndaj Bellasicës.
Vendasit që në start ishin reshtuar në mbrojtje me prioritet për të ruajtur zeron e fillimit, ndërsa defanziva e ngjeshur minimizonte hapsirat tona për të depërtuar. Ramadani solli kërcnimin e parë që shkoi në këndore, ndërsa në minutën e 18-të fati ishte me vendasit kur e majta e fortë e Ditës u ndal në traversën e Siljanovskit. Bellasica në pjesën e parë thuajse nuk u kanos fare, ndërsa përkundër tentimeve të Ramadanit, Ahmedit dhe Ibraimit, pjesa e parë u mbyll pa gola.
Pjesa e dytë filloi mirë për tanët kur fillimisht Ibraimi u kanos nga gjuajtja e lirë, ndërsa në të 53-ën do të vinte epërsia. Gabojnë rëndë vendasit që i dhurojnë topin Dorievit në pozitë ballore me portierin Siljanovski, ndërsa kur pas goditjes së tij topi shkonte drejt portës, Totre vërteton golin dhe avantazhin 1:0.
#BelasicaShkëndija 0-1
53’ ⚽️ Totre zhbllokon rezultatinPosted by KF Shkëndija on Saturday, September 12, 2020
Bellasica tentoi të përgjigjet me brazilianin Robson goditjen e të cilit e pret Zahov, ndërsa në anën tjetër sërish provon pa sukses Ibraimi. Trajneri Gjoka me disa zëvendësime kërkoi të freskojë skuadrën dhe pikërisht nga këmbët e Nafiut do të vinte një penalti e fituar në minutën e 83-të dhe Besart Ibraimi nuk gabon nga pika e bardhë duke shënuar për 2:0. Numri ‘7’ do të sillte një tjetër realizim në minutën e 87-të kur godet bukur për rezultat 3:0. Në kohën shtesë protagonist absolut portieri Zahov që fillimisht ndal një penalti të Milushevit, ndërsa pak më vonë gardiani ruan pa prekur portën kur fiton duelin ballë për ballë me Kalanoskin. Kështu vjen fitorja e tretë sezonale dhe tashmë vëmendja kthehet ka ndeshja e mesjavës në raundin e dytë të UEFA Europa League.
FT ⏱ Belasica 0 – 3 Shkëndija
⚽️ Totre 53’
⚽️ Ibraimi (P) 83’ 86’Posted by KF Shkëndija on Saturday, September 12, 2020
BELLASICA-SHKËNDIJA 0:3 (0:0)
Stadiumi “Mladost” në Strumicë
Arbitër: Krumislav Gjorgiev
Golashënues: Totre 53′, Ibraimi pen. 83′ dhe 87′ (Shkëndija)
BELLASICA: Siljanovski, Milushev (c), Sulev (Istatov 81′), Mitev, Mitevski, Panoski, Ivanovski, Mihailov (Razmoski 58′), Radojçiq (Kallpaçki 66′), Kalanoski, Robson.
Trajner: Shefki Arifovski
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Bejtullai (c), Ibraimi, Totre (Zejnullai 81′), Ahmedi (Nafiu 62′), Doriev (Luma 87′), Murati (Neziri 87′), Dita, Krivak, Ramadani (Alimi 46′).
Trajner: Ernest Gjoka