Golat nga Çinari e Elezi pas dy asisteve të Krasniqit na japin fitore 2:1 në fushë të Tikveshit në kuadër të xhiros së tretë.
TIKVESHI-SHKËNDIJA 1:2 (1:2)
Stadiumi i qytetit në Kavadar
Golashënues: Mojsov 45’+1 (Tikveshi), ndërsa Çinari 24’ dhe Elezi 37’ (Shkëndija)
Arbitër: Dimitar Pileshkov (Shtip)
TIKVESHI: Dimovski, Mojsov, Cubara (Stankovski 64’), Tasev (Kurezh 46’), Ibishi (Gassama 80’), Ivanovski, Karçeski, Mi. Todorov (Mihailov 70’), Varelovski (c), Ma. Todorov (Najdovski 46’), Spirkoski.
Trajner: Gjorgji Mojsov
SHKËNDIJA: Taleski, Rexhepi (Velija 71’), Cake, Adili, Limani, Totre (c) (Dita 75’), Maksimov, Çinari (Nuhija 90’+2), Krasniqi, Qaka, Elezi (Aganspahiç 75’).
Trajner: Ardian Nuhiu
Fitore e dytë në ndeshjen e dytë kampionale për Shkëndijën që menaxhon të merr triumf 2:1 në Kavadar. Me ndeshjen e xhiros së dytë me Strugën të shtyrë shkaku i pjesëmarrjes së struganëve në kupat e evropës, kuqezinjtë mbajnë edektin e 100% të fitoreve në sezonin e dytë, pasi triumfit 1:0 ndaj Voskës në start i shtojmë suksesin e sotëm ndaj Tikveshit. Super pjesë e parë e kurorëzuar me golat e Çonarit (24’) dhe Elezit (37’) pas dy super asisteve të Krasniqit mund të kishte shkuar akoma më mirë nëse do të shfrytëzonim të paktën një nga tre super mundësitë për gol të tretë. Kështu vendasit mbetën në lojë për rezultat pozitiv, posaçërisht pasi realizuan për 2:1 në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë realisht u dominua nga vendasit, mirëpo Shkëndija mbrohej me sukses dhe në fund menaxhuam të merrnin tre pikë të rëndësishme nga një transfertë e vështirë në fushën e Tikveshit që përjetoi disfatën e parë në sezonin e ri, pas startit me dy fitore.
Ndeshja e radhës
Shkëndija të mërkurën ndeshet me Bregallnicën në Tetovë në duelin e xhiros së 4 në LPFM