Shala dhe Totre na sjellin fitoren e 9 sezonale me të cilën barazohemi me pikë me Shkupin në kreun e tabelës.
SHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 2:0 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Shala 59’ dhe Totre 90’+2 (Shkëndija)
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
SHKËNDIJA: Taleski, Limani, Cake, Çinari, Qaka (Nuhija 75’), Krasniqi, Velija (Shala 46’), Aganspahiç, Elezi (Maksimov 46’), Dita (c) (Totre 46’), Adili.
Trajner: Ardian Nuhiu
RABOTNIÇKI: Aleksovski, Belica (c), Alomeroviq, Rashid, Despotovski, V. Stojanovski, Murati (G. Stojanovski 89’), Gando (Kagimu 76’), Mazari (Petkovski 60’), Adem (Velkovski 60’), Todorovski (Dalei 75’).
Trajner: Goce Sedloski
Kuqezinjtë marrin tre pikë me fitore të pastër 2:0 përballë Rabotniçkit në duelin e vlefshëm për xhiron e 16-të në elitën e futbollit vendor. Pas pjesës së parë pa gola, në të dytën Shala dhe Totre shënuan për triumf të 9-të sezonal dhe ndeshje të 8-të pa gol të pranuar (clean sheet) në kampionat.
Fraksioni i parë nuk prodhoi shumë emocione, Shkëndija kishte iniciativë të lehtë, por pa ndonjë mundësi të mirë për gol përballë një Rabotniçki tejet të organizuar e që me kujdes mbyllnin gjitha shtigjet drejt portës së tyre. Mundësia që vlen të ceket erdhi në minutën e 22-të kur Qaka prodhoi një goditje spektakolare me finte, e cila pavarësisht nëse ishte tentativë harkimi, për pak sa nuk solli golin më spektakolae të parë kohëve të fundit, por topi preki traun e portës dhe shkoi në fundore.
Pjesën e dytë trajneri Nuhiu e nisi me tre zëvendësime. Totre, Maksimov dhe Shala hynë në lojë (dy prej tyre shënuan golat), derisa zunë vendet e Ditës, Velijas dhe Elezit. Loja fitoi në dinamikë dhe si rezultat i kësaj erdhi edhe ndryshimi. Çinari sjell asistin e radhës me harkim milimetrik në zonë, ndërsa Shala me kokë na jep epërsi 1:0. Rabotniçki reagoi dhe për pak nuk barazoi kur shtylla shpëtoi Taleskin. Shala solli dy tentativa që mund të na çonin para në 3:0, por pasi nuk shënuam ishim me fat kur një goditje e miqve preku shtyllën dhe shkoi në fundore. Gjithsesi në kohën shtesë gjetëm golin e dytë me Totren, që nuk i thotë jo “dhuratës” së Belicës që gabon në pasim, derisa kapiteni realizon për rezultat final 2:0.
Ndeshja e radhës
Të dielën luhen ndeshjet e xhiros së 17-të dhe kuqezinjtë në Çair do të jenë mysafirë të Shkupit.
Shkupi-Shkëndija 03.12.2023