Shkëndija arrin fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë në qytetin e Kavadarit, ku me rezultatin bindës 1:3 triumfuan ndaj ekipit të Tikveshit në kuadër të xhiros së pestë të LPFMV-së.
Fillimisht vendësit kaluan në epërsi në minutën e 19-të nëpërmjet sulmuesit të tyre Spahiu, por kuqezinjtë me golat e Hasanit në minutën e 22-të dhe të Ditës në minutën e 42-të përmbysën rezultatin që në pjesën e parë. Me fillimin e pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 58-të, Dorievi shënoi edhe golin e tretë për Shkëndijën, me çka edhe u vendos rezultati përfundimtar 1:3.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-2-3-1, me çekun Vondra në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe Nezirin në qendër të mbrojtjes. Vagner e filloi ndeshjen si titullar në repartin ofensiv, ndërkaq në krye të sulmit ishte i riu Elezi.
XI: Zahov,Vondra-Neziri-Bejtullai-Velija,Dita-F. Ramadani,Vagner-Doriev-Hasani (c),Elezi.
Përmbledhje:
Hasani me një krosim e gjen Elezin që gjuan me kokë por mbron portieri Dimovski (9’).
Florent Ramadani qëllon nga distanca por nuk e gjen kuadratin (17’).
Kalon Tikveshi në epërsi. Harkojnë vendësit nga rivënia këndore, Spahiu tregohet më syçelë brenda zonës dhe dërgon topin në rrjetën e Zahovit (19’).
Bejtullai me një vertikalizim perfekt e gjen Vagnerin brenda zonës që orvatet të shënojë por mbron portieri (21’).
Barazojnë rezultatin kuqezinjtë. Vagner kroson nga këndorja, Elezi asiston për Hasanin që me kokë mposht portierin Dimovski (22’).
Hasani e hedh topin në zonë nga krahu i djathtë, devijohet topi deri te Elezi që menjëherë gjuan por goditja e tij shkon mbi kuadrat (27’).
Dorievi shmang dy lojtarë, pasi krijon hapësirë tenton me parabolë të mposht portierin por topi ndalet në traverës (37’).
Kalon në epërsi Shkëndija në minutën e 42-të. Dorievi lëshon goditje të fuqishme, pret Dimovski por topi devijohet deri te Dita që shkund rrjetën e vendësve (42’).
HT: Tikvesh 1:2 Shkëndija
Shënon Doriev për 1:3. Florent Ramadani me një pasim maestral e gjen Dorievin që pasi avancon përpara realizon gol duke rritur epërsinë e kuqezinjve në 1:3 (58’).
Doriev niset përpara, e gjen Nafiun në qendër, ky i fundit pason deri te Velija brenda zonës, por në çastin e fundit para Velijës intervenon portieri Dimovski (64’).
Aksion i bukur i Shkëndijës nëpërmjet pasimeve të dyfishta të Dorievit dhe Vondrës, ky i fundit kroson për mrekulli për Stojanovskin që qëllon me kokë por nuk e gjen portën (89’).
FT: Tikveshi 1:3 Shkëndija
Stadiumi i Qytetit në Kavadar.
Golashënues: Spahiu 19’, Hasani 22’, Dita 42, Doriev 58’.
SHKËNDIJA: Zahov, Vondra, Neziri, Bejtullai, Velija (Murati 79’), Dita (R. Ramadani 83’), F. Ramadani, Vagner (Nafiu 46’), Doriev, Hasani (Shala 79’), Elezi (Stojanovski 68’).
Trajner: Artim Shaqiri.