Kuqezinjtë kthehen me humbje nga Strumica pasi në ndeshjen e xhiros së katërt të LPFMV-së në cilësinë e vendësit u mundën nga ekipi i Struga Trim Lum me rezultatin 0:2.
Ndeshja u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, por me Shkëndijën që pjesën e dytë e luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Cakes në minutën e fundit të pjesës së parë.
Golashënues për miqtë nga Struga ishin Maleski në minutën e 50-të dhe Ibraimi në minutën e 70-të.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 4-2-3-1, me treshen ofensive Doriev,Hasani e Shala, dhe me Stojanovskin në krye të sulmit.
XI: Zahov,Murati-Cake-Bejtullai-Velija,R. Ramadani-Dita,Shala-Doriev-Hasani (c),Stojanovski.
Përmbledhje:
Shala bën një krosim të rrezikshëm brenda zonës kundërshtare por në momentin e fundit mysafirët evitojnë rrezikun (2’).
Përsëri Shala harkon në zonë në shtyllën e dytë, Stojanovski godet me kokë por goditja shkon jashtë (16’).
Hasani shërben me një pasim Stojanovskin, ky i fundit me një gjysmërrotullim gjuan me të majtën e tij por mbron portieri Kjosevski (31’).
Qëllon nga distanca Ramadani por topi shkon mbi portë (40’).
Nisen struganët në kundërzbritje, Cake ndërhyn ndaj Maleskit, e për këtë ndërhyrje arbitri Stavrev e ndëshkon me karton të kuq (45+2’).
HT: Shkëndija 0:0 Struga Trim Lum
Kalojnë struganët në epërsi kur nëpërmjet një kundërzbritje Maleski u gjend në pozitë ideale për të shënuar dhe e dërgon topin në rrjetën e Zahovit (50’).
Doriev lanson një goditje me të djathtën por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën vertikale (63’).
Dyfishojnë epërsinë struganët kur Jahja me një top në thellësi e gjen Ibraimin ballë për ballë me Zahovin, dhe Ibraimi realizon për 0:2 (70’).
Bilalli lëshon një goditje tokazi por nuk e gjen kuadratin (86’).
FT: Shkëndija 0:2 Struga Trim Lum
Qendra sportive “Pandev” në Strumicë.
Golashënues: Maleski 50’, Ibraimi 70’.
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Cake, Bejtullai, Velija, R. Ramadani (Vagner 46’), Dita (Bilalli 37’), Shala (Neziri 46’), Doriev (F. Ramadani 82’), Hasani, Stojanovski (Nafiu 68’).
Trajner: Artim Shaqiri.