Goli i Shalës nuk mjaftoi për rezultat pozitiv përballë Strugës, pasi mbetëm me 10 lojtar pas kartonit të kuq të Ramadanit, ndërsa Shabani me dy gola përmbysi gjithçka për fitore të kampionëve të ri të vendit.
Detajet e ndeshjes:
SHKËNDIJA-STRUGA TRIM&LUM 1:2 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Shala 58’ (Shkëndija), ndërsa Shabani 79’ dhe 84’ (Struga Trim&Lum)
Karton i kuq: Ramadani 68’ (Shkëndija)
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
SHKËNDIJA: Taleski, Rexhepi, Cake (Totre 55’), Cuculi (c), Çinari, Maksimov (Mujezinoviç 88’), Shala, Dita, Qaka (Jakupi 88’), Ramadani, Milev (Doriev 46’).
Trajner: Qatip Osmani
STRUGA T&L: Kjosevski, Neziri, Ibraimi (Muharem 79’), Bojku (Pere 88’), Shabani (c), Krivanjeva, Merxhani, Maliqi (Ukpa 63’), Maleski (Radeski 46’), Radiç, Koçoski (Kasami 46’).
Trajner: Shpëtim Duro
Ndeshja:
Shkëndija pëson humbje 2:1 në Tetovë nga Struga Trim&Lum në ndeshjen e fundit sezonale si vendas. Kampionët e ri të vendit u pritën me urime nga kuqezinjtë tanë, derisa para fillimit të takimit lojtarët e Strugës në fushë dolën përmes “tunelit” të formuar nga tanët e ndërkohë drejtori sportiv Harun Isa presidentit të Struga Trim&Lum Abrtrim Qyra i dhuroi një pllaketë si urim për titullin kampion.
Shkëndija donte fitore dhe nisi në sulm duke u kanosur me Ramadanin e Shalën, mirëpo rrjeta e Kjosevskit mbeti pa prekur. Në anën tjetër Shabani kaloi portierin Taleski, mirëpo goditja e tij u ndal në shtyllë. Dita e Ramadani sollën kanosjet më serioze para portës mysafire, mirëpo në pauzë skuadrat shkuan me shifrat 0:0.
Fraksioni i dytë nisi me dy kanosje të miqve kur fillimisht Taleski ndali tentimin e Ibraimit, ndërsa pak më vonë e majta e Ibraimit u ndal në traun e portës. Shkëndija pranoi kërcnimin dhe u përgjigj si duhet kur në minutën e 58-të Çinari harkoi saktë para portës ku Shala me kokë shënon gol të bukur për epërsi 1:0. Këtu kuqezinjtë kishin momente shumë pozitive dhe duke dominuar plotësisht në terren krijuan tjera mundësi nga të cilat mundej dhe duhej të gjenim golin e dytë. Kjoseski ndali të majtën e Ramadanit, Krivanjeva pastroi para portës goditjen e Çinarit, derisa pasuan dy tentime të Ramadanit prej të cilëve i pari u devijua në këndore, ndërsa i dyti shkoi skaj portës. Të njejtin epilog pati e majta e Çonarit që u ndal nga Kjoseski, derisa në minutën e 68-të mbetëm pa Florent Ramadanin që doli me të kuq pas dy kartonave të verdhë. Këtu duket se ndryshoi kahja e ndeshjes dhe epërsinë numerike Struga e materializoi me dy gola përmes Bunjamin Shabanit (minutat 79-të dhe 84-t) për përmbysje dhe fitore 2:1 të miqve.
Ndeshja e radhës
Xhiroja e fundit e 33-të për kuqezinjtë sjell transfertën me Rabotniçkin në Shkup fundjavën e ardhshme.
Rabotniçki-Shkëndija 14.05.2023