Kuqezinjtë e regjistrojnë fitoren e parë në sezonin e ri garues pasi në Stadiumin e Qytetit në Strugë e mundën ekipin e Skopjes me rezultatin 2:0. Kuqezinjtë zhvilluan lojë të bukur, me pasime të sakta, qarkullim të topit dhe me finalizim konkret dominuan mbi kundërshtarin.
Fillimisht Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 6-të, ishte Vanger që gjuajti në drejtim të portës nga goditja e lirë dhe topi u devijua nga ish-lojtari i Shkëndijës Kirovski dhe përfundoi në rrjetë. Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të pas një krosimi nga Dorievi, ishte Sabit Bilalli që mposhti portierin mysafir, duke shënuar kështu golin e tij të parë në fanellën e Shkëndijës.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-2-3-1, me çekun Vondra në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe me Stojanovskin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Vondra-Cake-Bejtullai-Velija, Bilalli-R. Ramadani,Vagner-Doriev-Hasani (c),Stojanovski.
Përmbledhje:
Kalon në epërsi Shkëndija në minutën e 6-të. Vagner godet në drejtim të portës nga goditja e lirë, topi devijohet nga Kirovski dhe përfundon në rrjetën e portierit Efremov (6’).
Po në të njëjtën minutë, Stojanovski pason deri te Vagner që gjuan me të majtën e tij, por këtë radhë mbron portieri (6’).
Hasani kombionon me Vagner, e në momentin që Vagner del i vetmuar në rast për të shënuar, ndalet nga mbrapa nga Hristovski që për këtë ndërhyrje ndëshkohet me karton të kuq (32’).
Hristijan Kirovski ndërhyn në mënyrë të palejuar ndaj Bilallit dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, me çrast detyrohet të lëshojë fushën e lojës (37’).
Vondra lanson goditje të fuqishme me të majtën e tij, por goditja ishte qendrore dhe shpëton portën e tij Efremov duke grushtuar topin (42’).
Doriev pasi lirohet nga një lojtar, krijon hapësirë, qëllon në drejtim të kuadratit por topi kalon ngjitur me shtyllën vertikale (43’).
Velija orvatet të befasojë portierin nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon disa centimetra mbi traversë (45’).
Hasani kroson nga këndorja, Bilalli gjendet në pozitë ideale për të shënuar por goditja e tij me kokë del jashtë vijës fundore (45+3’).
HT:Shkëndija 1:0 Skopje
Hasani për mrekulli e shërben me top Dorievin që gjendet brenda zonës, godet fuqishëm Doriev por topi prek rrjetën e jashtme (54’).
Dyfishohet epërsia e Shkëndijës në 2:0. Doriev krosoi brenda zonës, në pozitën e duhur në momentin e duhur u gjend Bilalli që mposhti portierin Efremov (62’).
Jan Vondra lëshon një goditje të fuqishme me të majtën por gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat (65’).
Hasani e gjen Elezin brenda zonës që menjëherë gjuan nga një pozitë e vështirë dhe topi kalon pranë shtyllës (70’).
FT: Shkëndija 2:0 Skopje
Stadiumi i Qytetit në Strugë.
Golashënues: Kirovski (autogol) 6’, Bilalli 62’.
SHKËNDIJA: Zahov, Vondra, Cake, Bejtullai, Velija, Bilalli, R. Ramadani (Manevski 77’), Vagner (Shala 57’), Doriev (Elezi 69’), Hasani (F. Ramadani 77’), Stojanovski.
Trajner: Artim Shaqiri.