Një gol i Erald Çinarit na jep fitore dhe tre pikë të rëndësishme përballë Pobedës, në duelin e xhiros së 20-të në LPFMV.
Detajet e ndeshjes:
SHKËNDIJA-POBEDA 1:0 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Çinari 61’ (Shkëndija)
Arbitër: Kostadin Vllaho (Shkup)
SHKËNDIJA: Taleski, Maksimov, Bejtullai, Cake, Velija, R. Ramadani, Totre (Mujezinoviç 50’), F. Ramadani (Qaka 79’), Çinari, Doriev (Shala 35’), Milev.
Trajner: Qatip Osmani
POBEDA: Tofiloski, Hani (Çajani 56’), Aliu, Kudijan (Delibashiq 65’), Dadet, Jovanov, Arizankoski, Stoimenovski, Kofilovski, Ferati, Dujoski.
Trajner: Bllazho Panov
Ndeshja:
Shkëndija ka regjistruar fitoren e parë në vitin 2023 duke i’u falur një goli të Erald Çinarit në minutën e 61-të. Me mungesa të rëndësishme shkaku i dëmtimeve si Hasani, Dita e Elezi, titullar u kthye Doriev, mirëpo fatkqësisht golashënuesi më i mirë i kampionatit duhej të lëshonte lojën pas 35 minutave lojë. Porta sërish i’u besua Taleskit, derisa nga minuta e parë filluan edhe Cake, F. Ramadani dhe Velija.
Kuqezinjtë nisën fuqishëm dhe nxitjet e para do të vinin pas vetëm 5 minutave lojë kur pas një harkimi para portës Florent Ramadani dhe Doriev nuk mundën të shënojnë falë super intervenimeve të portierit Tofiloski. Doriev kishte tentimin e rradhës dy minuta më vonë pas aksionit të Totres dhe Maksimovit, derisa në minutën e 12-të pas harkimit nga këdni goditja e Bejtullait me kokë shkoi mbi portë. Doriev solli edhe dy kanosjet e rradhës, por Tofiloski gjithmonë shfaqej shpëtimtar i mysafirëve, derisa tentativën e parë në drejtim të portës së Shkëndijës futbollistët e Pobedës e sollën në minutën e 33-të kur e Aliu gjuajti mbi portë.
Edhe pjesa e dytë nisi me një Shkëndijë të vendosur lartë në pjesën kundërshtare, por tentimi i parë i Velijas nuk ishte kërcënim për miqtë. Dominimi i Shkëndijës do të sillte rezultat në minutën e 61-të kur kuqezinjtë kaluan përpara. Çinari u gjet në aksion derisa provoi të asistonte, topi me pak fat mbeti në kontroll të shkodranit, i cili me një të majtë precize realizoi për epërsi 1:0 dhe delirium në tribuna. Me avantazhin e dëshiruar tashmë skuadra jonë dominonte dhe krijonte akoma më shumë, derisa Çinari ishte futbollisti kryesor që provonte portën e asistonte për bashkëlojtarët, por pa sukses. Në minutën e 74-t Florent Ramadani nuk arrin të shënojë, derisa në vazhdim edhe Bejtullai me kokë nuk gjen kuadratin. Pasoi tjetër mundësi e F. Ramadanit, para se Tofiloski të kontrollojë edhe të majtën e Milevit. Mujezinoviç dhe Shala në fund kishin rastet e tyre, por pasi nuk erdhi goli i dytë, Shkëndijës i mjaftoi goli i Çinarit për të koleksionuar fitoren e parë zyrtare në vitin 2023.
Ndeshja e radhës
Fundjavën e ardhshme në program është xhiroja e 21-të në LPFMV, dhe kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Bregallnicës në Shtip.
Bregallnica-Shkëndija 05.03.2023