Milev, Çinari dhe Ramadani realizojnë për fitore të 15-të sezonale të shtunën në kuadër të xhiros së 30-të përballë Makedonija Gj.P..
Detajet e ndeshjes:
SHKËNDIJA-MAKEDONIJA GJ.P. 3:1 (2:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Milev 8, Çinari 35’ dhe Ramadani 68’ (Shkëndija), ndërsa Fazli 38’ (Makedonija Gj.P.)Arbitër: Krumisllav Gjorgiev (Shtip)
SHKËNDIJA: Taleski, Bejtullai (c) (Cuculi 46’), Cake, Çinari, Totre, (Ramadani 61’), Qaka, Doriev (Shala 61’), Maksimov, Dita, Velija (Rexhepi 78’), Milev (Elezi 78’).
Trajner: Qatip Osmani
MAKEDONIJA GJ.P.: Tasev, Slavkov (Vosha 56’), Mishevski (c), Ilievski, Liçina, Stoilov (Kalid 80’), Stojkov, Popzllatanov, Fazli (Skenderi 56’), Aleksovski (Matheus 65’), Stojkoski.Trajner: Goran Simov
Ndeshja:
Shkëndija koleksiononon fitoren e 15-të sezonale, duke mundur Makedonija Gj.P. me shifrat 3:1. Milev, Çinari e Ramadani realizuan golat për kuqezinjtë, që afrohen në dy pikë pranë Struga Trim&Lum-it të vendit të parë, me këta të fundit që të dielën luajnë ndeshjen e xhiros së 30-të kundër Bregallnicës.
Fillimi i takimit solli një Shkëndijë ofenzive dhe kansojet e para i sollën Totre e Milev, mirëpo pa mundur të ndryshojnë rezultatin. Në anën tjetër Stojkov në minutën e 7-të solli një të djathtë të fortë që shkoi mbi portë, para se balanset të prisheshin në aksionin e rradhës. Pas një sulmi të zgjatur të kuqezinjëve (8’) Ljupço Doriev asistoi saktë para portës ku Nasko Milev godet saktë me kokë për epërsi 1:0. Për sulmuesin bullgar ky ishte goli i tretë sezonal, derisa ka shënuar një herë edhe në Kupë, ndërsa Doriev regjistroi asistin numër 7-të në këtë kampanjë. Epërsia nuk ndali kuqezinjtë pasi vazhduam të sulmojmë dhe deri para golit të dytë u kanosëm me Ditën nga distanca, derisa e djathta e Qakës në këndin e lartë u prit mrekullisht nga Tasev. Mirëpo portieri mysafir nuk mundi të bëjë asgjë më tepër në minutën e 35-të kur Çinari me të majtën e tij vrasëse gjeti cepin e portës për gol të 7-të sezonal dhe epërsi 2:0. Dyfishimi i rezultatit erdhi në moment të duhur, por u shfaqëm tepër të relaksuar pak minuta më vonë kur ish-lojtari ynë Samir Fazli lëviz bukur dhe realizon për 2:1. Në sekondat e fundit të pjesës së parë Doriev i’u afrua golit, mirëpo Tasev mrekullisht shpëton portën e tij.
Fillimi i pjesës së dytë solli zëvendësim të detyrueshëm me Bejtullain që la lojën dhe Cuculi zuri vendin e tij si partner i Cakes në vijën e fundit të mbrojtjes. Në vazhdim dukej se kontrollojmë lojën dhe kërkonim golin e tretë për të mbyllur takimin, mirëpo lamë hapsira mbrapa dhe vetëm një super intervenim i Taleskit në minutën e 54-t na la në epërsi, pasi Stojkovski doli ballë ballë me portierin tonë. Kjo pritje e gardianit kuqezi kishte vlerën e golit, pasi mbajtëm lartë moralin dhe në minutën e 68-të me Florent Ramadanin shkuam në dy gola diferencë. Qaka inspiroi sulm dhe duke kërkuar topi u devijua nga një mbrojtës mysafir, derisa Ramadani me shumë klas qetëson topin dhe me një të majtë fluturimthi realizon gol të bukur për shifra 3:1. Në vazhdim kishim tjera mundësi për golin e katërt, mirëpo tentimet e Çinarit e Ramadanit u kontrolluan nga Tasev, derisa në anën tjetër dy minuta para fundit, Taleski ndali goditjen e Matheusit.
Në fund ndeshja mbyllet me rezultat 3:1 dhe kuqezinjtë marrin fitoren e 15-të në këtë sezon.
Ndeshja e radhës
Xhiroja e 31-të për kuqezinjtë sjell transfertën me Shkupin në Çair fundjavën e ardhshme.
Shkupi-Shkëndija 07.05.2023