Mos realizimi i shanseve para portës kundërshtare na kushton barazim pa gola në xhiron e 10-të të LPFMV-së.
Detajet e ndeshjes:
SHKËNDIJA – BREGALLNICA 0:0
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: /
Kartona të kuq: Ferati 80’ (nga bankina) (Shkëndija), ndërsa Kocev 87’ (Bregallnica)
Arbitër: Aleksandar Stavrev(Shkup)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Cake, Murati, Neziri (Velija 46’), Bilalli (Dita 46’), Ramadani, Hasani (c), Doriev, Shala (Gonçalves 63’), Stojanovski (Elezi 63’).
Trajner: Qatip Osmani
BREGALLNICA: Shqekiq, Kocev, Ristevski, Gjorgjiev, Nikollov, Dodev, Kasmi, Herera, Lvaliva, Siljanovski, Haxhanoviq.
Trajner: Ilço Gjorgjioski
Ndeshja
Trajneri Osmani ndeshjen e nisi me një vendosje ofenzive, duke kthyer në formacion lojtarët që në mesjavë pushuan kundër Skopjes. Megjithatë Bregallnica provoi të befasonte kur nisi me lojë sulmuese dhe në 10-të minutat e para sollën disa aksione që megjithatë nuk rrezikuan seriozisht Zahovin. Portieri i Shkëndijës gjithsesi u gjet në sprovë në minutën e 22-të kur me intervenim të bukur shmang golin, pasi paraprakisht kuqezinjë gabuan në repartin defanziv. Doriev edhe një herë ishte më i disponuar për lojë në formacionin kuqezi, mirëpo tentimet e tij për të goditur vazhdimisht bllokoheshin në kohë nga miqtë. Fare pranë epërsisë do të shkonim në minutën e 27-të kur Neziri kthen bukur topin para portës ku godet Doriev, mirëpo shpëton me pritje fenomenale portieri, Shqekiq. Në anën tjetër u desh intervenimi i Muratit me kokë për të shmangur golin pas aksionit të Dodevit në minutën e 34-t.
Pjesën e dytë e nisëm me kanosjen e Hasanit (47’) nga gjuajtja e lirë, por s’lejon gol portieri mysafir, derisa në minutën e 61, Bejtullai gjuan mbi portë nga brendësia e zonës. Vetëm pak më vonë shans i madh për Shkëndijën me Shalën që del para portierit pas një aksioni të mirë, por godet direkt në Shqekiqin e vendosur mirë, ndërsa në vazhdim reagon keq Hasani që çon topin mbi traversë. Në minutën e 73-të Hasani godet skaj portës nga gjuajtja e lirë, ndërsa 4 minuta para fundit gjërat mund të komplikoheshin edhe më shumë për kuqezinjtë që shpëtojnë pas një rëmuje falë intervenimit të Zahovit, e më pas fati ishte me ne kur topi u ndal në traun e portës. Në kohën shtesë i’u afruam golit të fitores pas një harkimi para portës, por tentimi i Hasanit kalon jashtë ngjitur me shtyllën duke lënë aktive deri në fund rezultatin e fillimit 0:0.
Ndeshja e radhës
Xhiroja e ardhshme sjell transfertë për kuqezinjtë, që të shtunën do të përballemi me Rabotniçkin në Shkup.
Rabotniçki-Shkëndija 15.10.2022