Kuqezinjtë nuk kanë mundur të shënojnë në portën e Bregallnicës, duke u ndalur me barazim pa gola në duelin e xhiros së 21-të në LPFMV.
Detajet e ndeshjes:
BREGALLNICA-SHKËNDIJA 0:0
Stadiumi i qytetit në Shtip
Golashënues: /
Arbitër: Jocvan Kaçevski (Strugë)
BREGALLNICA: Shqekiq, M. Dimitrievski, Mojsov (c), Ristevski, Gjorgjiev (Borha 90’), Nikollov, Andonov (Altiparmakovski 67’), Halidi, Siljanovski, Kalpaçki, Haxhanoviq (D. Dimitreivski 80’).
Trajner: Bllazho Panov
SHKËNDIJA: Taleski, Maksimov, Bejtullai, Cake, Velija, Totre, Mujezinoviç (Hasani 62’), F. Ramadani (Qaka 62’), Çinari, Shala, Milev.
Trajner: Qatip Osmani
Ndeshja:
Udhëtuam për fitore, por detyrohemi të pranojmë vetëm një pikë nga transferta me Bregallnicën në Shtip, pasi nuk kemi mundur të gjejmë rrjetën vendase. Me mungesa të rëndësishme në formacion si Doriev e Dita të lënduar, dhe kapiteni Hasani që ndeshjen e nisi nga pankina, në formacionin startues u gjet për herë të parë Mujezinoviç, derisa porta sërish i’u besua Taleskit.
Shkëndija që në fillim vendosi autoritet në fushë dhe mundohej të imponojë dominim në terren, mirëpo deri te ashsni për gol vështirë arrihej. E njejta vlente edhe për skuadrën vendase që më shumë kujdes i kushtonte mbylljes së shtigjeve drejt portës së tyre. Në kushte të tilla mundësia më e mirë në gjithë 45 minutat e para erdhi nga ndërprerja kur Milev fitoi një goditje dënimi, mirëpo e majta e Çinarit nga gjuajtja e lirë shkoi mbi portë.
Në pjesën e dytë Shkëndija u mundua të luajë edhe më hapur, mirëpo kështu la më shumë hapsira mbrapa dhe të njejtat Bregallnica tentonte t’i shfrytëzojë, por disa gjysmëraste të krijuara nuk paraqitën rrezik për Taleskin.Nga minuta e 62-të trajneri Osmani në lojë inkuadroi kapitenin Hasani dhe Qakën, duke ndryshuar edhe vendosjen në terren nga 4-2-3-1, në 4-4-2, por një lojtar i shtuar në sulm bëri që në mesfushë të mbetej shprastirë nga e cila përfitonte terren skuadra vendase. Goditja e parë në drejtim të njërës portë erdhi në 12-të minutat e fundit kur e majta e Bejtullait ishte shumë qendrore dhe u kontrollua pa problem nga Shqekiq. Më pranë avantazhit shkoi Shkëndija pak para fundit kur nga gjuajtja e lirë provoi Çinari, mirëpo Shqekiq shfaqet me super pritje duke mbajtur të paprekur portën e tij. Kështu në fund skuadrat u ndan me rezultatin e fillimit 0:0, duke marrë nga një pikë prej këtij dueli.
Ndeshja e radhës
Elita e futbollit vendor do të jetë aktive edhe në mesjavë dhe Shkëndija si vendase do të luajë më Rabotniçkin në duelin e xhiros së 22-të në LPFMV.
Shkëndija-Rabotniçki 08.03.2023