Ndalen kuqezinjtë me barazimin pa gola ndaj Akademija Pandevit, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, në kuadër të javës së 21-të.
Ndeshja përfundoi ashtu siç filloi, pa gola, me matje të forcave në mesfushë dhe me shumë ndërprerje si pasojë e ndërhyrjeve të palejueshme. Ishte Shkëndija ajo që vazhdimisht e kishte topin në posedim, por që nuk arriti të zhvillojën lojën e saj të njohur që prodhon raste të qindpërqindta shënimi.
Formacioni:
Ngjashëm si në ndeshjen nga java paraprake, Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 3-4-1-2, me Timovskin në krahun e djathtë dhe me Markoskin e Gurin në pozitën e qendërsulmuesve.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Neziri, F. Ramadani-Dita-Timovski-Shala, Nafiu, Markoski-Guri.
Përmbledhje:
Rasti i parë më serioz për të kërcënuar portën kundërshtare ishte ai i minutës së 18-të, kur Timovski pasi shmangu një lojtar harkoi brenda zonës, por përpara se topi të arrijë te Markoski, u devijua në rivënie këndore (18’).
Shala pasi u shërbye me një top nga Dita, hyri në zonë dhe pasi krijoi hapësirë gjuajti fuqishëm në drejtim të portës por topi përfundoi në duart e portierit Jovanovski (23’).
Nafiu mori një top në gjysmëfushën e Shkëndijës, avancoi vetë në drejtim të portës kundërshtare, e në momentin që mënjanoi një lojtar, u ndal në mënyrë të palejueshme përpara zonës kundërshtare (27’).
Sindrit Guri nga goditja e lirë gjuan në drejtim të kuadratit por nuk shënjestron portën (28’).
Pas një dëmtimi fizik, mesfushori Dita lëshoi fushën e lojës ndërsa vendin e tij e zuri Jessie Djou (45+1).
HT: Shkëndija 0:0 Akademija Pandev
Me fillimin e pjesës së dytë, nga loja u largua Florent Ramadani dhe Markoski, ndërsa në lojë u inkuadruan Bilalli dhe Hasani.
Guri vjedh një top nga mbrojtja e mysafirëve, pason tokazi në zonën e vogël të kundërshtarit, por për një çast vonohet Hasani, me çrast topi përfundon në duart e Jovanovskit (51’).
Në minutën e 60-të Nafiu largohet nga loja dhe në vend të tij në fushë inkuadrohet Doriev, ndërkaq në minutën e 77-të Cake inkuadrohet në lojë në vend të Timovskit.
Hasani kroson nga goditja e lirë, Guri godet me kokë por topi shkon mbi traversë (88’).
FT: Shkëndija 0:0 Akademija Pandev
Stadiumi i Qytetit në Tetovë
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Neziri, Dita (Jessie Djou 45+1’), F. Ramadani (Bilalli 46’), Timovski (Cake 77’), Shala, Nafiu (Doriev 60’), Markoski (Hasani 46’), Guri.
Trajner: Bruno Akrapoviq.