Përfundon me barazim 1:1 ndeshja e kuqezinjve kundër ekipit të Tikveshit nga Kavadari, ndeshje kjo që u zhvillua në Stadiumin e qytetit në Tetovë, në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë të LPFMV-së.
Ishin lojtarët kuqezi ata të cilët krijuan shumë raste shënimi, dominuan plotësisht ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave, kaluam në epërsi në minutën e 44-të nëpërmjet Ramadanit, por një gabim i vijës mbrojtëse në minutë e 83-të ishte vendimtar që të barazojmë edhe ndeshjen e dytë kundër ekipit të Tikveshit në këtë sezon garues, pas atij barazimi pa gola në xhiron e parë.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 3-4-2-1 me Gurin në krye të sulmit, dhe me Shalën e Dorievin në pozitën e sulmuesve anësorë.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Neziri, Timovski-Jessie Djou-F. Ramadani-Merxhani, Doriev-Shala, Guri.
Përmbledhje:
Timovski udhëheq me topin nga krahu i djathtë, e gjen Dorievin brenda zonës që gjuan drejt portës por topi shkon mbi transversale (6’).
Harkim në zonën e Tikveshit nga goditja nga këndi. Kërcen lartë në ajër Krivak, godet me kokë por intervenon portieri Dimovski (18’).
Timovski harkon brenda zonës nga ana e djathtë, topi devijohet nga portieri dhe vjen deri te Dorievi që gjuan menjëherë por topi bllokohet nga mbrojtja kundërshtare (40’).
Avancojmë në minutën e 44-të. Ishte një aksion mjaft i bukur i kuqezinjve nga krahu i majtë. Merxhani shërbehet me një top brenda zonës, me një pasim maestral e gjen Ramadanin i cili me gjuajtje precize mposhti portierin kundërshtar Dimovski (44’).
HT:Shkëndija 1:0 Tikvesh
Shala futet në zonë nga krahu i djathtë, e shërben me top Merxhanin goditja e të cilit kalon pranë shtyllës (55’).
Merxhani nga një pozitë e vështirë godet në drejtim të portës, por portieri Dimovski dërgon topin në goditje nga këndi (62’).
Bejtullai gjendet në pozitë të mirë për të shënuar, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja mjaft e ngjeshur e Tikveshit (63’).
Bejtullai kroson në shtyllën e dytë, Merxhani kërcen më lartë në ajër, godet me kokë por topi shkon pranë shtyllës (65’).
Neziri për mrekulli e gjen Shalën në krahun e djathtë, avancon me topin përpara Shala, kalon një lojtar, shkelmon topin në drejtim të kuadratit mirëpo topi përplaset në shtyllë (78’).
Barazon rezultatin Tikveshi nëpërmjet lojtarit Mirkoviç i cili ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtësve kuqezinj dhe ka mposhtur portierin Zahov (83’).
FT: Shkëndija 1:1 Tikvesh
Stadiumi i qytetit në Tetovë.
Golashënues për Shkëndijën: Ramadani 44′.
Golashënues për Tikveshin: Mirkoviç 83’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Neziri (Hebaj 88’), Timovski, Jessie Djou (Alimi 61’), F. Ramadani (Elezi 71’), Merxhani (Murati 71’), Shala, Doriev (Dita 71’), Guri.
Trajner: Bruno Akrapoviq.