-
H 5:0
- |, ||, |||, 21/22, Kupa e Maqedonisë
- 2021-10-20 14:00
- Tetovë
Kuqezinjtë shënojnë fitore bindëse me rezultatin e thellë 5:0 kundër ekipit të Renovës, me çka kualifikohemi në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Skuadra e Shkëndijës sot në stadiumin e qytetit në Tetovë pati një paraqitje të shkëlqyer, me lojë mjaft të bukur për syrin e shikuesit, duke detyruar portierin kundërshtar pesë herë të nxjerr topin nga rrjeta e tij. Ishte Zija Merxhani që shënoi golin e parë për kuqezinjtë, ndërsa Adenis Shala e Rubin Hebaj, që të dy me nga dy gola të shënuar, siguruan kualifikimin në fazën e çerekfinales së Kupës.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 3-4-1-2, me Shalën, Elezin dhe Hebajn në vijën sulmuese të kuqezinjve.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Neziri, Bilalli-Jessie Djou-Timovski-Merxhani, Shala, Elezi-Hebaj.
Përmbledhje:
Zija Merxhani zhbllokon rezultatin që në minutën e katërt duke shënuar gol të bukur me kokë pas një harkimi të Timovskit brenda zonës (4’).
Elezi vjedh një top nga mbrojta kundërshtare, godet drejt portës por gjuajtja e tij ndërpritet nga mbrojtësit e Renovës (17’).
Luhej minuta e 20-të kur Rubin Hebaj për mrekulli gjen në thellësi Adenis Shalën, i cili pasi avancon me topin përpara, futet në zonë dhe me lehtësi me të majtën e tij mposhti portierin Aleksovski (20’).
Aleksovski gabimisht pastron një top me kokë, Timovski nga një distancë prej rreth 40 metrash provon të shënojë me parabolë por topi shkon shumë pranë transversales (40’).
Goditje nga këndi për Shkëndijën, pas harkimit brenda 16-metërshit më i shkathët tregohet Hebaj i cili godet drejt portës kundërshtare dhe e detyron portierin kundërshtar të nxjerr për herë të tretë topin nga rrjeta e tij (41’).
Dashmir Elezi shërbehet për mrekulli me një top brenda zonës, me një pasim të saktë Elezi e gjen Shalën të vetmuar brenda zonës që nuk gabon dhe shënon golin e tij të dytë në ndeshje dhe ngrit rezultatin në 4:0 (45’).
HT:Shkëndija 4:0 Renova
Pjesa e dytë filloi me dy zëvendësime në rradhët e kuqezinjve, me Dorievin që u inkuadrua në vend të Shalës dhe me Reshat Ramadanin në vend të Krivakut.
Gjuajtje e lirë për Shkëndijën, Merxhani godet drejt portës por portieri Aleksovski mbron duke e dërguar topin në goditje nga këndi (53’).
Dorievi pason deri te Bilalli që gjendet brenda 16-metërshit të Renovës, asiston deri te Hebaj i cili gozhdon topin në rrjetën kundërshtare dhe shënon golin e tij të dytë në ndeshje për rezultatin 5:0 (54’).
Dorievi avancon përpara, pason në anën e majtë deri te Elezi që futet në zonë, gjuan por topi shkon mbi transversale (64’).
FT: Shkëndija 5:0 Renova
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Merxhani 4′, Shala 20’ dhe 45’, Hebaj 41’ dhe 54’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak (R. Ramadani 46’), Neziri, Bilalli (Qaka 59’), Timovski, Jessie Djou (R. Ramadani 46’), Merxhani, Shala (Doriev 46’), Elezi (Murati 65’), Hebaj.
Trajner: Bruno Akrapoviq.