
Besir Demiri dhe Marjan Radeski, bashkë me Mevlan Muratin e huazuar te Shkupi dhe Demir Imerin në Horizont Turnovë do të jenë pjesë e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë në takimin eliminator me Francën në Shkup.
Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me shpresat e Francës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian të rinjë. Në mesin e 22 futbollistëve të ftuar figurojnë 4 anëtarë të Shkëndijës, dy prej të cilëve që luajnë si huazim në skuadra tjera. Besir Demiri dhe Marjan Radeski, së bashku me Mevlan Muratin që luan si huazim për Shkupin dhe Demir Imeri i huazuar te Horizont Turnova kanë marrë ftesë për t’iu bashkuar ekipit përfaqësues.
Maqedonia U 21 përballet me Francën më 15 nëntor në stadiumin pranë kompleksit sportiv të FFM-së, me fillim në orën 13:00.
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply