Kundër Sileksit vazhdon ndjekja e pozitës së parë

No image

Shkëndija të dielën në Kratovë kërkon tre pikë të reja për të vazhduar hapin pozitiv në kërkim të pozitës së parë në renditje. Sileksi respektohet maksimalisht, mirëpo tre pikët mbeten përcaktimi i ‘kuqezinjëve’.

Dy javë pauzë në kampionat Shkëndijës i kanë shërbyer për të rikuperuar forcën, duke ditur se skuadra prej në verë ka pasur orar shumë të ngjeshur. Fillimisht ndeshjet në Liga Europa, ndërsa më pas Kampionati, Kupa dhe takimet e shtyra për shkak të pjesëmarrjes në Europë, një prej të cilave me Shkupin ka mbetur të luhet më 26 tetor. Për këtë arsye dy javët e kaluara ekipi ka pushuar mirë dhe më pas gjithë vëmendjen e ka drejtuar kah sfida e të dielës me Sileksin në Kratovë. Skuadër e papërshtatshme posaçërisht kur luan si vendas dhe për këtë arsye nga tabori ‘kuqezi’ paralajmërojnë kujdes maksimal dhe angazhim 100% për realizimin e ambicieve për të rëmbyer tre pikët. Shkëndija në çdo ndeshje kërkon fitore në drejtim të ambicieve për të kapur pozitën e parë në renditje.

GALLERY

Nga e enjtja ekipi ka punuar me formacion të kompletuar pasi u kthyen edhe futbollistët që kishin angazhime me përfaqësueset A dhe U 21 të Maqedonisë, ndërsa nga të lënduarit Juffo besohet të jetë në kombinim, me mbrojtësin e majtë Menendez që nuk është rikuperuar plotësisht.

Përballja Sileksi-Shkëndija luhet të dielën në Kratovë, me fillim në orën 14:30. 

 

 

 MATCH PREVIEW | Todorovski: Kratova transfertë e vështir, por ne shkojmë për fitore

Futbollistët ‘kuqezi’ të gatshëm presin vazhdimin e garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ku me ndeshjen e xhiros së 10-të kundër Sileksit në Kratovë starton raundi i dytë në elitën vendore. Bllagoja Todorovski vlerëson të vështirë këtë përballje, por beson se Shkëndija mund të dalë me tre pikë.