KOMUNIKATË | KF Shkëndija mbështet idenë për vendosjen e sistemit VAR

No image

KF Shkëndija shpreh shqetësimin për lëshimet e mëdha në sferën e referimit në futbollin vendor dhe kërkon me urgjencë vendosjen e sistemit VAR. Ky hap do të siguronte një mjedis më transparent dhe do të ndihmonte në parandalimin e gabimeve arbitrare, duke rritur kështu besueshmërinë dhe standardin e lojës.

Ne besojmë se ky veprim do të ndihmojë në ngritjen e imazhit të futbollit dhe kërkojmë gjitha klubet të na bashkohen në këtë nismë për një lojë të pastër dhe të drejtë.

KF Shkëndija

Share Now

Related Post